E Diel, 1 Nëntor 2026

Tritol lokalit në mes të natës

 LEZHE - Tritol një lokali në fshatin Rrilë të rrethit të Lezhës. Shpërthimi ka ndodhur në orën 02:30 të mëngjesit në lokalin e shtetasit Luk Vuka. Sipas policisë, shpërthimi ka qenë i fuqishëm, duke shkaktuar dëme materiale, por dhe panik te banorët e fshatit Rrilë, i cili ndodhet vetëm 3 km nga qyteti. Dyshohet se sasia e eksplozivit ishte rreth 400 gramë, e llojit tritol. Autorët, ende të paidentifikuar, e kanë lidhur lëndën plasëse me një fitil zjarrpërcjellës disa metra të gjatë. Ata i kanë vënë flakën dhe kanë pasur mundësi të largohen para se të ndodhte shpërthimi. Për ngjarjen është marrë në pyetje vetë pronari Vuka, i cili ka përjashtuar të ketë pasur konflikte. Nga ana e saj, policia pohon se janë ngritur disa pista, që nga ajo e konfliktit personal apo te konkurrenca. Të dyshuar janë dy të rinj, të cilët nuk janë ndaluar ende, deri në gjetjen e provave.             r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›