Pallati i kunatit të Pezës, shtyhet vendimi
TIRANE – Gjykata e Tiranës shtyu për të hënën shpalljen e vendimit të padisë së Ilir Matës, kunatit të deputetit Dashamir Peza ndaj Inspektoratit të Ndërtimit. Ndonëse ishte caktuar për t’u shpallur dje, gjykata shtyu shpalljen e verdiktit përfundimtar, pasi vendimi do të shpallet i arsyetuar. Dy ditë më parë, togat e zeza të Gjykatës së Tiranës i dhanë fund shqyrtimit gjyqësor të kërkesë-padisë së Ilir Matës, pasi administruan në dosje provat e paraqitura nga të dyja palët. Padia e biznesmenit Mata ndaj Inspektoratit së Ndërtimit mbërriti në Gjykatën e Tiranës, të nesërmen e ditës kur Inspektorati i Ndërtimit nisi aksion për prishjen e një godinë 12-katëshe në pronësi të tij. Sipas Inspektoratit të Ndërtimit, pallati ishte i pahipotekuar, pa leje ndërtimi dhe i ndërtuar në një pronë publike. Në kërkesë-padinë e paraqitur në gjykatë, Mata kërkonte pezullimin e prishjes, si edhe mosekzekutimin e vendimit të Inspektoriatit për prishjen e godinës. Depozitimi i kërkesë-padisë “ngriu” prishjen, ndërsa të hënën gjykata do të shprehë qëndrimin e saj. a.b