Palma e Artëdërgon Belmondon në Kanë
PARIS– Legjenda e filmit francez Jean Paul Belmondo, i cili me vite të tëra nuk ka shkuar në festivalin e Filmit të Kanës, sivjet ka vendosur që të marrë në festivalin e famshëm i cili do të mbahet nga 11-22 maj.
Mbase shkak për të shkuar në Kanë, është ndarja e “Palmës së Artë” të nderit nga organizatorët e festivalit të mirënjohur, zbulon e përditshme Parisien.
Mungesa shumëvjeçare e artistit të njohur francez në këtë festival është pasojë e gjendjes shëndetësore të tij, përkatësisht e sulmit në kokë që Belmondo ka pësuar më 2001, kur ishte në pushime në Korzikë.
Por, me gjithë sukseset e mëdha të arritura në film, ai nuk ka shkuar shpesh në Festivalin e Kanës.“Dy herë gjithsej kam qenë në këtë festival”,- ka theksuar Belmondo.
Këtë vit Kana do të ngrihet në këmbë për nder të tij, çka do ta bëjë shumë të lumtur artistin e madh francez, kanë deklaruar miq të tij.
“Jemi të lumtur që ka pranuar të merr pjesë në darkën gala që do të organizohet për nderë të karrierës dhe talentit të tij”, thuhet në komunikatën e organizatorëve të festivalit.
(e.m/koha/BalkanWeb)