E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paloka: Komision hetimor për Ramën

Sipas PD-së, objekt i hetimit do të jetë mungesa e planit urbanistik


TIRANË- Deputeti demokrat, Edi Paloka ka paralajmëruar dje se grupi parlamentar demokrat shumë shpejt, ashtu si përpara çdo zgjedhje lokale apo parlamentare, do të ndërrmarë nismën për të ngritur një komision hetimor ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, Edi Rama.

Objekt hetimi, sipas tij, do të jetë pikërisht përllogaritja e demit ekonomik, që pretendohet se ka shkaktuar mos vënia në dispozicion të strukturave qëndrore të planit urbanistik të Tiranës. "Unë zonja kryetare jo pa qëllim e lashë fjalën time në fund për të paraqitur para mediave një iniciative për ngritjen e një komisioni hetimor ndaj Edi Ramës.

Ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar pasojat e bllokimit të planit urbanistik për 10 ditë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës. Dikush mund ta quaj si lëvijze elektorale por kjo iniciativë do të marrë shumë shpejt rrugë nga grupi i PD. Dhe është ai zotëria që më në fund para apo pas zgjedhjeve duhet të dalë para drejtësisë dhe të japi llogari", - tha Paloka.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›