Topi, fton zyrtarisht Barak Obama për vizitë në Shqipëri
Presidenti Bamir Topi në emër të qeverisë dhe në emër të të gjithë shqiptarëve, ka ftuar zyrtarisht për vizitë në vendin tonë, presidentin e SHBA, Barack Obama. Në këtë ftesë zyrtare, presidenti Topi, duke shprehur mirënjohjen e thellë dhe falënderimet më të sinqerta për kontributin e jashtëzakonshëm të SHBA që i dhanë Shqipërisë për anëtarësimin e saj në Aleancë, fton presidentin Obama për të vizituar vendin tonë.
Ndër të tjera, në letër shkruhej se Shqipëria garanton, se brenda familjes së saj të re do të sillet si e barabartë dhe e denjë në sfidat e reja për liri, demokraci e siguri rajonale e globale. Gjithashtu presidenti Topi ka siguruar presidentin Obama, për angazhimin e diplomacisë, si dhe ka theksuar se burimet civile të Shqipërisë dhe i Forcave të Armatosura, do të vihen në shërbim të përballjes së përbashkët, për të ndërtuar një botë më të mirë për kombet. Shqipëria ndihet sot më e sigurt për të ardhmen e saj sepse mbështetja e mikut dhe aleatit të saj më të madh, SHBA është më afër se asnjëherë tjetër, ka përfunduar Topi.