E Diel, 1 Nëntor 2026

Panair me 40 biznese greke dhe qipriote

Për herë të parë në Shqipëri do të zhvillohet panairi me prezencën e kompanive greke, por edhe qipriote. Në këtë panair, i cili do t‘i hapë dyert në javën e parë të muajit qershor, pritet të ekspozojnë produktet si dhe programet e tyre mbi 40 kompani e biznese nga dy vendet, si dhe një numër i konsiderueshëm kompanish me ortakë të përbashkët greko-shqiptarë. Bankat, investimet, prodhimet industriale dhe ushqimore, bujqësia, turizmi, shërbimet, artizanati, janë disa nga fushat ku veprojnë subjektet pjesëmarrëse në këtë aktivitet. Ky aktivitet organizohet nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë e Industrisë të Shqipërisë dhe Dhoma helenike e Tregtisë dhe Industrisë, me mbështetjen gjithashtu të Ambasadës së Republikës së Greqisë në Shqipëri (Zyra për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare). Gjatë ditëve të panairit, organizatorët kanë parashikuar të zhvillojnë edhe konferenca shtypi, seminare për problematikat e doganave, tatimeve, për ligjin dhe praktikat e koncesioneve, si dhe rreth mundësive për të investuar në vendin tonë. Do të ketë gjithashtu edhe promovime të bizneseve e produkteve më të reja.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›