E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrënojat e kalasë, rruga vetëm për këmbësorët

 

Pas zbulimit të rrënojave të kalasë së Tiranës bashkia prezanton projektin për rehabilitimin e zonës. Pas konsultimeve me eksperte ndërkombëtarë është përzgjedhur projekt-ideja, e cila ka pasur si prioritet ruajtjen e vlerave kulturore të zbuluara në këtë segment. Rrënojat dolën në pah gjatë punimeve për Unazën e Vogël. Sipas projektit rruga “Murat Toptani” ose ndryshe rruga në krah të kalasë së Tiranës, do të jetë vetëm pedonale. Unaza e Vogël, tashmë ndryshon gjurmët e saj pasi nuk kalon më në rrugën pranë Kalasë, por tek ura e re e rrugës “4 Dëshmorët”, duke vijuar në prakun e Namazgjasë tek Rruga e Barrikadave e në vazhdim. Gjatë prezantimit për projektin e rrugës pranë Kalasë, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka kërkuar shpronësimin e pronarëve si komponent i rëndësishëm për ndërtimin e Unazës së Vogël. Projekti për zhvillim të qëndrueshëm dhe të integruar të trashëgimisë kulturore dhe historike të Tiranës u mbështet nga Komisioni Evropian, i cili mundësoi kontraktimin me ekspertë ndërkombëtarë. Arkitektë të huaj do të marrin përsipër zbatimin e projektit dhe njëkohësisht investimet për projektet e rivitalizimit dhe vlerësimit të trashëgimisë kulturore. Projekti është mbështetur nga BE që mundësoi kontraktimin e ekspertëve ndërkombëtarë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›