Koshi vendimtar

Rusia ndoshta nuk është pretendente kaq e madhe për medaljen e arit në basketboll për meshkuj, por gjithsesi punën e saj është duke e bërë. Fitorja më dramatike deri tani e ekipit të vendit gjigand ishte me rezultatin 75-74 ndaj Brazilit, madje vendosur vetëm në sekondën e fundit, në mënyrë dramatike.
Ndeshja kaloi nga njëra dorë në tjetrën, me rusët që fituan çerekun e parë dhe të tretë e me brazilianët që fituan të dytin dhe po dominonin pjesën e fundit.
U duk se fitorja do të ishte pikërisht e amerikanojugorëve pas epërsisë 74-72, ndërsa Rusisë së trajnerit amerikan Dejvid Blat, i mbetej të provonte heroizmin e fundit.
Për fat dhe për zotësi, prova doli e suksesshme dhe pas topit të marrë nga Shved ishte Vitali Fridzon që u tregua i saktë nga vija e gjuajtjeve për 3 pikë.
Rusia ka 3 fitore në 3 ndeshje po aq sa SHBA që theu disa rekorde me fitoren ndaj Nigerisë. Amerika fitoi 156-73, duke vendosur rekordin e pikëve në një ndeshje, vendosi diferencën më të madhe si dhe Karmelo Entoni me 37 pikë theu rekordin e mëparshëm të Stefon Marbërit me 31 pikë.