E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tepelene policia nis ekspertizen per armet dhe municionet e gjetura

Armë e municione për të cilat dyshohet se janë përdorur për krime gjatë trazirave të vitit 1997 janë zbuluar në rrethin e Tepelenës. Policia ka bërë sekuestrimin si dhe ka kërkuar ekspertizën për secilën prej tyre. Referuar njoftimit të policisë së Tepelenës, janë sekuestruar tre armë zjarri automatike, 147 fishekë dhe 7 granata. Policia kishte marre informacion ne rruge operative, se në  vendin e quajtur “Rune”  në thellësi të përroit midis Tepelenës dhe Memaliajit ,janë  të fshehura në mes shkurreve dhe të futura në një çantë meshini e të mbështjella me plasmas , një arsenal armësh dhe municionesh luftarake . Menjëherë   uniformat blu kanë shkuar në vendin e  quajtur “Rune” dhe përreth tre orë kanë krehur gjithë gjatësinë e përroit , ku kanë bërë të mundur gjetjen e armëve dhe municioneve luftarake në thellësi të përroit midis Tepelenës dhe Memaliajit , në mes  të shkurreve. Aty   ishin të fshehura  Një armë automatike model Italian, Një armë automatike model Gjerman me qytë metalike, Një armë automatike model Anglez, 7 granata dore ( 1 mbrojtëse dhe 6 sulmuese), 147 fishekë luftarakë  të  armëve të gjetura. Armët e gjetura do  dërgohen në Laboratorin Kriminalistik në Tiranë për veprime të mëtejshme .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›