E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pandeli Majko “Kompromis pa hapje kutish? PS më mirë të shpërndahet”

Autori i Lajmit: Redaksia
Ish-kryeministri Pandeli Majko deklaroi dje publikisht se kutitë e votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit janë thembra e Akilit për transparencën e zgjedhjeve. “Nëse një marrëveshje nuk do të përfshijë hapjen e kutive të votimit më mirë kjo parti të dalë para popullit dhe të thotë ju mashtruam e më pas të shpërndahet fare”, theksoi Majko. Sipas tij, kutitë janë elementi thelbësor mbi të cilët Partia Socialiste po shkon në këto negociata. “Po u vendos sot që të mos hapen kutitë kjo do të jetë një normë që do të vendoset në politikën shqiptare dhe nuk do të pranohet më kurrë një hapje kutish”, tha Majko.
Ky lajm është publikuar: 14/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›