Zbardhen pikat e memorandumit të PS-së në tryezën e Topit
Autori i Lajmit: Redaksia“Qeveria nuk mund të përcaktojë objektin e hetimit të Komisionit Hetimor për zgjedhjet". Ky është qëndrimi i Partisë Socialiste i formuluar në memorandumin e dërguar në Presidencë. Memorandumi është një përmbledhje e gjithë qëndrimeve të mëparshme të selisë rozë në lidhje me zgjedhjet. Memorandumi përveç Presidentit u është dorëzuar dhe ambasadorëve kryesor në vend, ambasadorit të SHBA Xhon Ëithers, ambasadorit të KE-së, Helmut Lohan, ambasadorit spanjoll Manuel Motobio dhe kryeministrit të vendit Sali Berisha. “Kjo krizë i ka rrënjët në deformimin e votës së popullit dhe imponimin e paligjshëm të procesit të votës së popullit”, thuhet në dokumentin e Partisë Socialiste që i është dorëzuar dje Presidenti të Republikës, Bamir Topi. Gjithashtu, në këtë dokument kërkohet dhe hetimi i zgjedhje dhe garantimi i bazës ligjore për transparencë dhe në zgjedhjet e ardhshme. “Në të gjithë këtë proces ne kemi qenë qysh në krye të herës për dialog dhe për zgjidhje që vjen nga tryeza e bisedimit dhe e mirëkuptimit. Ky mirëkuptimi mund të gjendet duke punuar bashkarisht që hetimi i zgjedhjeve të shkuara është një parakusht për të garantuar standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve në të ardhmen”, shkruan në memorandumin e PS. Në dokumentin e Partisë Socialiste thuhet se pengimi i së drejtës për të hetuar përbën një shkelje kushtuese. “Komisioni Hetimor i kërkuar nga opozita ka qëllim të hetimit të saj rishqyrtimin e vendimeve të Kolegjit Zgjedhor, vend i cili është përfundimtar dhe i formës së prerë”, thuhet në dokumentin e PS-së. Memorandumi i PS-së pranon dhe riskun që ka vendi për destabilizim duke ju referuar rezolutës së Asamblesë Parlamentare të KE-së.
Ky lajm është publikuar: 14/02/2010