Rikthehet Trezege

12/01/2005
David Trezege, tashmë është gati, pas afro tre muaj nga operacioni në shpatullën e majtë. Sulmuesi francez ka shumë mundësi që të përfshihet në skuadrën e Juventusit, të enjten në mbrëmje, në ndeshjen me Atalantën për Kupën e Italisë. Riaftësimi përfundimtar i Trezeges ka marrë çertifikatën e profesor Gilles Uolch, specialisti që realizoi ndërhyrjen kirurgjikale, në klinikën e Lionit, më 19 tetor. Ka përfunduar edhe kontrolli i fundit për sulmuesin francez dhe rikthimi i tij te Juventusi, rrezikon hapësirën e aktivizimit për Del Pieron. Ky i fundit, me një formë të diskutueshme, ka shënuar nëntë gola në Serinë A dhe Ligën e Kampioneve. I fundit gol për Del Pieron, ishte në ndeshjen me Livornon, që megjithatë nuk evitoi atë fenomen të përsëritur për të: zëvendësimin e 12-të, gjatë sezonit në vazhdim. Megjithatë, Del Piero shfaqet i qetë, ndonëse ka humbur rolin e protagonistit në skuadër. Trajneri Kapelo ndodhet tani, përpara një fakti konkret: revolucionarizimin e linjës së sulmit te Juventusi.