Pango: Kalaja mesjetare e Tiranës, gjurmë e qyetërimit në kryeqytetit
Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, prezantoi pak ditë më parë projektin “Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe i Integruar i Trashëgimisë Kulturore dhe Historike të Qyteteve të Shqipërisë”, i financuar nga Bashkimi Evropian. Projekti me vlerë 10 milionë euro parashikon një sërë ndërhyrjesh me qëllim reabilitimin e zonave historike të qyteteve të Shqipërisë si kalaja mesjetare e Tiranës, Krujës dhe Himarës. Menjëherë pas bërjes së ditur të këtij projekti Bashkia e Tiranës reagon për pronësinë e tij, duke sjellë një debat të hapur midis MTKRS-ës dhe bashkisë së kryeqytetit. Ministri Kulturës Ylli Pango sqaroi sot në konferencën për shtyp të zhvilluar në ambientet e MTKRS-ës se, “Kalaja e Tiranës nuk e kishte këtë fond dhe se gjurmët e saj janë lënë ende në mëshirën të fatit, madje u rrezikuan të mbuloheshin me qëllim kthimin në rrugë nga Bashkia e Tiranës”. Ministri Pango shtoi se, “në mënyrë urgjente, pasi më konstatuan për këtë ndodhi, mblodha Këshillin Kombëtar të Restaurimit dhe e shpallëm zonën e kalasë monument kulture. U propozua që 1 milionë euro të këtij fondi për kalatë e tjera ti kalojë kalasë së Tiranës, duke menduar se qyteti më i madh i Shqipërisë, nuk ka gjurmë të lashtësisë ose prejardhjes së tij”, sqaroi Pango. “Komiteti Europian vlerësoi dhe vendosi ta rrisë vlerën për këtë projekt në 2.8 milionë euro, duke menduar se vlera e mëparshme ishte e pamjaftueshme”, shtoi ai, duke vijuar se “nëqoftëse ditët në vazhdim do mundësohen fonde më të fuqishme për kalanë mesjetare, padyshim nuk do hedhim poshtë projektin, por do kërkojmë më tepër zgjerimin e tij. Kjo ishte një gjetje për kalanë e Tiranës pasi gjurmët e saj, janë gjurmët e një monumenti që përfaqëson qytetërimin e këtij kryeqyteti”, tha Pango.
...