Partia Socialiste lajmëron në 15 mars manifestim të heshtur qytetar në nderim të viktimave të Gërdecit
Partia Socialiste ka bërë të ditur sot, nëpërmjet zëdhënëses së kryesisë Mimi Kodheli se do të organizojë më 15 mars një manifestim qytetar në Gërdec dhe Tiranë me moton ‘’ Mos harro’’. Kodheli theksoi se ’’kjo nismë e koalicionit tonë, është e hapur për çdo qytetar përtej të majtës dhe të djathtës dhe nuk do të ketë ngjyrat e partive, por ato të flamurit kombëtar e të flamurit evropian. Kjo është një thirrje – tha Kodheli- që i drejtohet gjithë shqiptareve dhe shqiptarëve, pa dallim bindjesh politike, të cilët në 15 mars duhet të bashkohen, për të treguar se qytetarët nuk harrojnë’’.
...