Pango: Nuk jam Rama, që zhvishet lakuriq dhe rreh gratë

Kryetarit në detyrë të PS duket se i intereson të fabrikojë një emblemë të skandaleve me sfond amoral, por Edvini do të mbetet veç tek përpjekja për të fshirë imazhin e vet, pasi ai u shfaqet shqiptarëve vazhdimisht lakuriq, bashkë me dhunën e grave të rrahura, por edhe me orgjitë brendagjinore, të cilat i ka të hedhura në letër, por edhe të pikturuara
Linçimi politik i Pangos po vazhdon me të gjitha mjetet dëshpëruese të një medieje apo të disa gazetarëve, femra apo meshkuj, që janë në krye të listës konfidenciale të një aktiviteti subversiv amoral. Sigurisht, Ramës i intereson më shumë se gjithkujt që Pango të mbetet emblemë e kësaj tematike, por edhe entourage-i i Ramës, me disa veqilë të vjetër e të rinj, të vjetra e të reja, gjithashtu u intereson sulmi mbi Pangon, jo vetëm për të treguar zellin e shërbimit ndaj Ramës, por dhe për të mbyllur (si struci) disa episode të kësaj fushe. Por, Pango, i rikthyer në ekrane me pjesën më të mirë të vetvetes, me një shkallë të lartë objektiviteti dhe me energji po tregon se rezultati që po kërkohet të vilet nga politika përmes këtij prodhimi, ka qenë burim iniciator i të ashtuquajturit “investigim”.
Nga investigimi po duket se është kaluar në prodhim dhe fare mirë, sekuenca të kësaj historie mund të transmetohen si fragmente të një filmi artistik, ku peshën kryesore do ta zërë padyshim dhuna mediatike mbi lirinë dhe të drejtat e njeriut. Pra, kemi të bëjmë me abuzim të lirisë së medias, dhe abuzuesi më i madh me lirinë e mediave në tërë historinë e Shqipërisë është Edi Rama, i cili, kërkon me çdo kusht që ato të jenë të gjitha në telekomandën e tij dhe të gjitha të tymosin marrëzitë, çmenduritë dhe skenarët e tij. Prandaj, me të drejtë, Pango tha se ai nuk i ngjan Ramës, që zhvishet lakuriq si në rastin kur u zhvesh me Gonxhen dhe hipën mbi do gomerë te kodrat e Liqenit Artificial, edhe në rastin kur doli nudo në plazh, duke shkaktuar revoltën e prindërve dhe të fëmijëve që ndodheshin aty pranë. Rama i rritur totalisht në moçalishten e vesit dhe instinktit depresiv e maniak, përpiqet që të shkojë drejt fushatës me një ngjarje nga mazhoranca, por në të vërtetë, nuk vuri vetulla, por nxori sytë, sepse u kujtoi njerëzve se kush është ai vetë dhe se sa i lidhur është ai me qarqet e perversitetit, të cilat madje i ka pikturuar dhe pse jo, edhe shkruar dikur në revistën “Përpjekja”.
Prandaj, ai do mbetet tek përpjekja për të fshirë imazhin e vet, por për fatin e tij, ndodh e kundërta; imazhi i tij lakuriq shfaqet bashkë me dhunën e grave të rrahura në shtëpi, në shkallët e apartamentit, në tavolinat e restorant Piacës, në tarraca, në ditë të ftohta apo në ditë pranverore.