E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pango: Pas CNN, spot në Euronews

 

VLORE - Pas spotit publicitar në televizionin CNN, ministri i Kulturës, Rinisë e Sporteve, Ylli Pango bën të ditur se në muajin shkurt do të transmetohet një tjetër spot për turizmin shqiptar, në Euroneës. Ky fakt u bë publik nga ministri ditën e djeshme nga qyteti i Vlorës. Pango ishte pjesëmarrës në një takim me operatorët turistikë të këtij qyteti. Takimi u organizua nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Vlorës dhe kishte si qëllim evidentimin e problematikave që kanë operatorët turistikë. Ata parashtruan shqetësimet dhe kërkesat e tyre te ministri, me qëllim ndërhyrjen konkrete nga ana e strukturave shtetërore për favorizimin dhe zhvillimin e turizmit në Vlorë edhe më tej.  Pango theksoi se promocioni ka qenë pika më e fortë e zhvillimit të turizmit. “Përveç spoteve në CNN, tashmë në muajin shkurt do të nisë transmetimi i spotit të Shqipërisë edhe në Euroneës”, theksoi Pango, pa bërë të ditur se sa do të ishte çmimi i një spoti të tillë. Më tej, ministri theksoi se legjislacioni aktual i turizmit në tërësi është mjaft i përmirësuar dhe favorizues për operatorët turistik që punojnë në vend. “Përmirësimi i infrastrukturës në vend dhe ndërtimi i rrugëve ka bërë që shumë zona turistike të arrihen lehtë”, vijoi Pango, duke theksuar më tej angazhimin për ta bërë Shqipërinë një nga resurset turistike më të mëdha në rajon.                                q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›