E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paniku është këshilltar i keq

Kriza ekonomike ka hyrë në një fazë shumë kritike dhe të rrezikshme.

Të gjitha shenjat, më e fundit ishte rrëzimi i paketës prej 700 miliardë dollarësh dje nga Kongresi amerikan, tregojnë se tregjet botërore duhet të përgatiten për një periudhë të gjatë paqartësie.

Ka shenja se ekonomitë evropiane nuk do të shpëtojnë pa u prekur. Për të qenë të sigurt, është shumë shpejt për të arritur në konkluzione përfundimtare rreth shkaqeve më të thella për krizën që vazhdon apo për ilaçin e përshtatshëm të saj. Por, nëse ka një gjë që është e sigurt në lidhje me rënien ekonomike, ky është fakti se paniku është këshilltari më i keq.

Në Athinë, kriza e Wall Street-it ka nxitur një valë thashethemesh pa bazë dhe spekulime që përgatiten nga mashtruesit ose neglizhenca kriminale.

Nuk ka dyshim se Evropa do të ndikohet nga kriza. Situata kërkon trajtim të shpejtë nga qeveritë. Të gjithë duhet të shmangim shenjat e panikut, të cilat vetëm do ta keqësonin krizën e tanishme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›