E Diel, 1 Nëntor 2026

Paniku, zjarri shkrumbon 1 hektar tokë në ish-zonën ushtarake

Të paktën një hektar me pisha të shkrumbuara ka shkaktuar një zjarr i rënë në rrethana ende të paqarta në Sarandë, por që fatmirësisht shpërthimet e dëgjuara në zonë nuk kanë shkaktuar të lënduar në njerëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 të pasdites së djeshme, kur banorët e lagjes që njihet se “Lugu i Dardhës”, te kamina e gëlqeres në Sarandë, kanë dëgjuar disa krisma arme, si dhe më pas tymin e dendur të zjarrit. Menjëherë, banorët kanë lajmëruar policinë, e cila bashkë me zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje. Nga të dhënat e para të policisë lokale, mësohet se zjarri ka rënë në një ish-zonë ushtarake dhe që për pasojë ka provokuar edhe plasjen e ndonjë plumbi që ndodhej në atë zonë. Ndërkaq, zjarrfikësve të Sarandës u është dashur të mbushin ujë në Ksamil, por që pas një pune të shpejtë kanë arritur të vënë nën kontroll flakët, duke shmangur kështu rrezikun e përhapjes në gjithë zonën.

Pas kësaj, policia e Sarandës ka filluar hetimet për gjetjen e shkaktarëve të ngjarjes, pasi nga të dhënat e para mësohet se zjarri mund të jetë ndezur nga ndonjë cigare e hedhur në terrenin halor. Megjithatë, policia nuk ka përjashtuar asnjë pistë, duke thënë se ngjarja mund të ketë qenë aksidentale, duke marrë parasysh këtu edhe motin e nxehtë që ka përfshirë vendin në ditët e fundit.

Një zjarr që ka përfshirë një zonë ish-ushtarake në periferi të Sarandës pasditen e djeshme ka djegur tërësisht rreth 1 hektar pyll me pisha, por që fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar në njerëz. Zjarri ra në lagjen që njihet me emrin “Lugu i Dardhës”, te kamina e gëlqeres, dhe kanë qenë fillimisht banorët përreth që kanë parë vetëm flakët, e më pas zjarri u bë shumë i fuqishëm. Të favorizuara edhe nga era, flakët nisën të përhapen në faqen e malit të Heremecit, duke përfshirë masivin e mbjellë me pisha.

Nga banorët është njoftuar policia e më pas me urgjencë edhe zjarrfikësja, e cila pas një vonese të vogël për shkak të ujit ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Vatra e zjarrit ka qenë me rrezik, pasi më parë kishte qenë një zonë ushtarake dhe sipas komandantit të zjarrfikësve në Sarandë, Rakip Muzhai, janë dëgjuar shpërthime të vogla nga plumba që kanë qenë të shpërndarë në terren. Nga ky zjarr nuk pati asnjë të plagosur, pasi në zonën përreth nuk kishe shtëpi. Sakaq, banorët kanë treguar se zjarri mund të ishte shuar më shpejt, por zjarrfikësve të Sarandës u është dashur të furnizoheshin me ujë në Ksamil dhe një gjë e tillë ka sjellë edhe vonesa. Megjithatë, pas rreth dy orë pune, policia ka deklaruar parandalimin e rrezikut të djegies së shtëpive, pasi zjarri ka rënë në skajin verilindor të qytetit, larg zonës së banuar. “Në këtë zonë kanë qenë kryesisht pikat e hapjes dhe jo reparte me municione të mëdha”, - janë shprehur burime nga policia e Sarandës. Ndërkohë, burimet nga grupi hetimor bën me dije se ende nuk ka një përcaktim për shkaqet e zjarrit. Në hetim janë të gjitha pistat e mundshme, duke përfshirë pakujdesinë apo ndonjë cigare e hedhur e ndezur në këtë territor. Sipas tyre, “flakët janë favorizuar pa dyshim nga temperaturat e larta në këtë ditë”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›