Papa uron në gjuhën shqipe, Krishtlindjet, jo festë komerciale
Papa Benedikti XVI uroi sot besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjeve. Në meshën e njohur me emrin Urbi et Orbi në sheshin e Shën Pjetrit në Romë, Papa tradicionalisht uron në të gjitha gjuhët e botës mes të cilave edhe në gjuhën shqipe. Për shumë vjet gëzuar Krishtlindjet!, u shpreh Papa teksa fliste nga ballkoni i Bazilikës.
Papa Benedikti XVI gjatë meshës së lindjes së Krishtit sulmoi komercializimin që i është bërë Krishtlindjeve, ndërsa mbajti meshën e përvitshme në bazilikën e Shën Pjetrit në Romë. Me përulje, babai i shenjtë i kërkoi besimtarëve që të shohin përtej sipërfaqes, për të zbuluar dashurinë e vërtetë që qëndron pas lindjes së Krishtit fëmijë në Betlehem.
Papa drejtori meshën me anë të një platforme të lëvizshme, për shkak të problemeve të tij me lëvizjen. Atmosfera festive është ndjerë në mbarë botën, me kremtime dhe rituale nga më të ndryshmet, si në Indonezi, Rusi, SHBA, Lindje e Mesme e në vende të tjera