Sefa dygolësh, Tirana bën "tris"
Tirana vazhdon ecurinë pozitive. Kampionët në fuqi duket se kanë hedhur pas shpine momentin e vështirë dhe me fitoren 2-0 përballë Shkumbinit regjistrojnë triumfin e tretë radhazi (për herë të parë në këto dhjetë javë të luajtura në Superiore). Heroi bardheblu ishte mesfushori Jetmir Sefa, i freskët nga rikonfirmimi si pjesë e Kombëtares. Me dy gola në minutat 51 dhe 57, 22-vjeçari i ka dhënë tri pikë skuadrës së drejtuar nga Alban Tafaj dhe shkëlqen në sytë e teknikut Josip Kuzhe, i cili ishte i pranishëm në tribunën e stadiumit "Selman Stërmasi". Me këtë rezultat, Tirana vazhdon ngjitjen në klasifikim. Vetëm tri javë më parë, kryeqytetasit ndodheshin në vendin e gjashtë me 11 pikë diferencë nga Dinamo kryesuese, ndërsa tashmë ata renditen të katërtit, me gjashtë pikë më pak dhe shpresojnë se blutë do të bëjnë hapin e parë fals, të hënën në Kavajë. Ndeshja e bardhebluve është lehtësuar edhe nga dalja me karton të kuq e Ilirjan Çaushajt në të 43-ën. Lojtari i Shkumbinit ka reaguar ashpër me gjyqtarin Sokol Çekaj pas ndëshkimit me karton të verdhë, për një faull ndaj Devollit dhe "bilbili" nuk ka nguruar ta dërgojë përpara kohe në dushe. Kjo ishte humbja e gjashtë në dhjetë ndeshje për skuadrën e drejtuar nga Kristaq Mile, që vazhdon të ketë probleme të theksuara në sfidat e luajtura jashtë fushe. Në fakt, kanë regjistruar vetëm dy barazime (në Ersekë me Gramozin dhe Vlorë me Flamurtarin) në gjashtë takime të zhvilluara larg Peqinit. Statistika aspak të kënaqshme për një skuadër që pretendon të renditet mes kryesueseve dhe të luajë si e barabartë me të mëdhatë e kampionatit.
Surprizë në Fier, ku Apolonia humbet 3-2 me Kastriotin. Ky rezultat solli edhe zhgënjimin e parë të bardhejeshilëve në "Loni Papuçiu", përballë tifozerisë së tyre. Skuadra e Karishik ka kaluar dy herë në avantazh, me Haxhibuliç (28‘) dhe Kaçin (56‘), por miqtë kanë arritur të rivendosin baraspeshën me golat e Abazajt dhe Turdiut. Kur dukej se takimi po mbyllej në barazim, ishte Robert Grizha ai që i dha tri pikët krutanëve, me rrjetën e realizuar në minutën e parë shtesë. Për Kastriotin, që vazhdon të mos ketë në stol trajnerin Ndreu të pezulluar, kjo ishte fitorja e parë jashtë fushe në pesë ndeshje të luajtura. Ndërkohë, Apolonia konfirmon që është e varur nga loja e Mlladen Brkiç, i cili mungonte për shkak pezullimi së bashku me Kenan Rakipoviç. Në Ersekë, Gramozi mposht 2-0 Teutën, një rezultat surprizë për vetë objektivat e skuadrave. Sadiku ishte autor i dy golave që i dhanë fitoren e parë kolonjarëve në këto pesë javët e fundit. Këto ishin edhe tri pikët e para për teknikun Canaj, prej emërimit në javën e gjashtë, ndërsa tashmë skuadra i largohet fundit të klasifikimit.