Vllaznia zbret në vendin e fundit
Rezultatet e takimeve të para të javës së dhjetë në Superiore, të luajtura dje, kanë ndryshuar në mënyrë të dukshme klasifikimin. Tirana duket se është rikthyer si pretendente për titull e tashmë pret përballjen direkte ndërmjet Besës së vendit të dytë dhe Dinamos kryesuese. Por, ajo që bie më shumë në sy është fakti se Vllaznia ka zbritur sërish në vendin e fundit. Shkodranët luajnë sot në fushën e Skënderbeut: kuqeblutë duhet të marrin fitoren jo vetëm për t‘u larguar nga ky pozicion aspak komod, por edhe për të shmangur masa të mëtejshme ndëshkimore nga klubi (pas humbjes me Tiranën ekipi u gjobit me një rrogë mujore). Këto mund të jenë arsye të mira që Vllaznia të regjistrojë fitoren e parë jashtë fushe në këtë kampionat, ku deri më tani në pesë takime të luajtura ka pësuar vetëm humbje.
e. k.
e. k.