Papakonstantinu: S'do ti drejtohemi planit BE- FMN
ATHINE- Ministri grek i Financave Jorgo Papakonstantinu deklaron se Greqia nuk ka ndërmend t’i drejtohet planit rezervë të Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për të ndihmuar Greqinë të dalë nga kriza e borxhit.
Nga ana tjeter Papakonstantinu e cilësoi planin një mjet të rëndësishëm sigurie dhe u shpreh se zyrtarët po përpunojnë hollësitë lidhur me funksionimin e planit të shpëtimit.
Greqia është përpjekur t’u japë sigurime investitorëve se masat e saj të fundit për shkurtime do ta lejojnë vendit të paguajë borxhin prej 70 miliard dollarësh. Greqia duhet të ketë gati fonde prej 15 miliard dollarësh deri në fund të muajit maj por nervozizmi i investitorëve ka bërë që kostoja e huave të arrijë nivele rekord.
(s.g/BalkanWeb)