E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poloni, kush ishte presidenti Lez Kaczinski

VARSHAVE- Lez Kaczynski ka qenë një figurë e diskutueshme në arenën botërore por qëndrimi i tij i djathtë në një sërë çështjesh të rëndësishme ishte pritur mirë nga shumë polakë. Gjatë karrierës së tij politike ai nuk u druajt të shprehte ndjenjat e tij populiste. Si kryebashkiak i Varshavës ai urdhëroi dy herë ndalimin e paradave të homoseksualëve si dhe foli në favor të rivendosjes së dënimit me vdekje.

Ai u zgjodh president i vendit në vitin 2005 si kandidat i Partisë Ligj e Drejtësi. Gjatë fushatës presidenciale Kaczynski nguli këmbë në faktin që Polonia kishte nevojë për një president që të mbronte interesat e qytetarëve. Ai tha se Polonia post-komuniste, e cilësuar shpeshherë si "Republika e Tretë", kishte nevojë për ndryshime radikale për tu shndërruar në një "Republikë të Katërt", të bazuar tek drejtësia shoqërore e një shtet i fortë.

Partia Ligj e Drejtësi, e cila e vë theksin tek vlerat tradicionale të Kishës Katolike të Romës, u themelua prej tij dhe vëllait binjak, Jaroslav, në vitin 2001. Dy vëllezërit u bënë të njohur edhe falë interpretimit në moshën 12 vjeçare në filmin "Dy djemtë që vodhën hënën".

Lez eci në hapat e vëllait të tij në lëvizjen anti-qeveritare në gjysmën e viteve ’70 si dhe shërbeu si këshilltar i komitetit të grevës në portin Gdansk gjatë protestave të Solidarnosh në Gusht 1980. Dy vëllezërit u përfshinë në rrjedhën politike të vendit në fillim të viteve ’90.
(s.t/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›