E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu: Ballkani Perëndimor në BE në 2014

Autori i Lajmit: Redaksia
Kryeministri i Greqisë Jorgos Papandreu tha dje në Strasburg se afrimi i anëtarëve të rinj në Bashkimin Evropian nga vendet e Ballkanit do të nxisë reformat dhe zhvillimin. Kreu i qeverisë greke, ka konfirmuar se Greqia dhe Austria kanë ndërmarrë aksionin politiko-diplomatik për pranimin e Ballkanit Perëndimor në BE brenda vitit 2014. Papandreu tha se hyrja e vendeve të rajonit në BE do të zgjidhte një mori çështjesh të hapura, duke sjellë i shembur Kosovën. Kërkesa për një “politikë të hapur” të BE ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, është dorëzuar tek përfaqësueses së lartë të Politikës së Jashtme, të BE-së.
Ajo është marrë në dorëzim edhe nga Kethrin Ashton dhe shefat e diplomacisë në vendet e BE. Në letër, propozohet angazhimi i BE për pranimin e të gjitha shteteve të rajonit brenda vitit 2014, kohë kur shënohet edhe 100-vjetori i Luftës së Parë Botërore. Sipas propozimit të bërë pos të tjerave me ndikimin e Athinës, më 2014 të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të duhet të bëhen anëtare të BE-së, në këtë vit simbolik. “Pranimi i anëtarëve të rinj do të mënjanonte “lodhjen nga zgjerimi” të pranishme në BE dhe do të nxiste edhe reformat e brendshme ndër anëtarët e rinj. “Kështu do të zgjidheshin edhe shumë çështje, siç është ajo e Kosovës”,- ka thënë Papandreu.

Ky lajm është publikuar: 28/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›