E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi me zyrtarët e SHBA: Shqipëria vazhdon betejën për demokraci

Autori i Lajmit: Redaksia
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti dje në Presidencë zotin Xhozef Uilljams, Drejtorin e ri të USAID-it në Shqipëri, i cili iu prezantua Kreut të shtetit nga ambasadori amerikan Xhon Uithers. Topi është shprehur se Shqipëria po i vazhdon përpjekjet për të forcuar pavarësinë e institucioneve kushtetuese apo siç e quajti “për të fituar betejën e ditës për demokraci”. Kreu i Shtetit vlerësoi mbështetjen që SHBA i ka dhënë Shqipërisë si në integrimin e saj në NATO, ku tashmë jemi aleatë dhe jo vetëm partner strategjikë, po ashtu edhe në konsolidimin e demokracisë dhe institucioneve shqiptare. Uilljams, vuri në pah vlerësimin për reformat e gjithanshme të ndërmarra në Shqipëri dhe arritjet e fundit të saj, ku përfshihet edhe anëtarësimi me të drejta të plota në NATO dhe theksoi se ruajtja dhe forcimi i institucioneve të pavarura, konsolidimi i shtetit të së drejtës, një ekonomi e zhvilluar si dhe një sistem drejtësie i pavarur janë të domosdoshëm për një vend demokratik, që aspiron të bëhet pjesë së shpejti edhe e familjes së madhe evropiane.
Ky lajm është publikuar: 28/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›