Papandreu dhe Ajala: Mbështetje për PS-në
Kongresin e Partisë Socialiste e kanë përshëndetur edhe figura të njohura të së majtës europiane, si Kryeministri grek, Jorgo Papandreu dhe sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste, Luis Ajala. Në mesazhet përshëndetëse, të dy përfaqësuesit në fjalë kanë mbështetur përpjekjet e PS-së në betejën e saj për forcimin e demokracisë dhe përmirësimit të qeverisjes së vendit. “PASOK-u mbështet përpjekjet e PSSH për forcimin e institucioneve demokratike, transparencën e plotë të zgjedhjeve politike, si dhe përmirësimin e qeverisjes së vendit”, thuhet në mesazhin e Papandreut. Më kuptimplotë ka qenë mbështetja e dhënë nga sekretari i Përgjithshëm i IS, Lusi Ajala, i cili e ka konsideruar angazhimin e PS-së si një kontribut qenësor për demokracinë. “Për ne të gjithë në Internacionalen Socialiste është shumë e rëndësishme që parimet bazë të demokracisë të respektohen dhe ndajmë me ju nevojën urgjente për të garantuar që sistemi politik në Shqipëri të funksionojë mbi bazën e ndershmërisë dhe integritetit”, thuhej në mesazhin e sekretarit të Përgjithshëm të IS.
#