Reagimi i unionit: Në bursa çmimi u rrit 70%, në Shqipëri vetëm 15-20% Tregtarët: Jemi të detyruar të rrisim çmimin e miellit
Pavarësisht gjobave të tatimeve, apo presionit të Autoritetit të Konkurrencës, grosistët e miellit dhe grurit kanë vendosur të pasqyrojnë në treg rritjen e çmimit në bursat botërore.
Në një reagim për mediat, Unioni i Tregtarëve Agroushqimorë, ka bërë të qartë se është e pamundur që çmimet e rritura në bursa, të mos pasqyrohen në tregun vendës. Si rrjedhojë e rritjes së çmimit të grurit, rritet edhe çmimi i miellit dhe produkti final i konsumit të përditshëm, që është buka. Por, importuesit dhe prodhuesit e miellit e grurit në reagimin e tyre janë të qartë. Rezervat po mbarojnë dhe shpejt do të nisë shtrenjtimi tjetër.
Reagimi
"Ju njoftojmë që prodhuesit e miellit kanë dhënë dhe po japin një kontribut të madh lidhur me zhvillimin e bujqësisë, duke e blerë të gjithë prodhimin e grurit vendës. Nga analizat e nevojave të tregut të brendshëm, prodhimi vendës i grurit mbulon vetëm 10-15% të nevojave për grurë, ndërsa sasinë tjetër të grurit, prodhuesit e miellit janë të detyruar që ta blejnë në tregjet ndërkombëtare duke iu nënshtruar ecurisë së bursës së drithërave. Vetëm gjatë këtyre 3 javëve të fundit, çmimi në burse i grurit është rritur me 100-150 $ USA/ton ose rreth 70-75%, ndërsa çmimi i miellit nga prodhuesit vendës është rritur vetëm me 15-20%, duke amortizuar në mënyrë të ndjeshme rritjen e çmimit të grurit në tregun e bursës, pasi kanë shfrytëzuar sasinë gjendje të miellit që kanë pasur. Nga parashikimet e prodhimit botëror të grurit, për vitin 2010 pritet një rënie e tij në masën 8-10% në krahasim me vitin 2009, gjë e cila do të reflektohet edhe në çmimin e shitjes në bursë të grurit. Lidhur me deklarimet për "pozicion monopol" të prodhuesve të miellit, bëjmë me dije opinionin publik që në kushtet e konkurrencës së lirë dhe të funksionimit të një tregu global rajonal e më gjerë nuk mund të flitet më për një monopolizim të tregut të miellit, pasi prodhuesit e grurit si Serbia, Bullgaria etj. janë shumë afër. Gjithashtu, theksojmë edhe faktin që gjatë këtyre 15 viteve të fundit, falë biznesmenëve të prodhimit të miellit, në Shqipëri çmimi i shitjes së bukës është mbajtur konstant në nivelin e 60-80 lekë/kg, ndonëse janë rritur shumë shpenzimet për tatime, paga, energji, sigurime shoqërore, teknologji prodhimi etj."
Tatimet e Konkurrenca
Menjëherë pas rritjes së çmimit të bukës, Autoriteti i Konkurrencës filloi hetimin për pozita monopol në treg. Sipas tyre, rritja e çmimit linte dyshim për shpejtësinë e reagimit në krahasim me rritjen e çmimit në bursa. Në fakt, tregtarët shqiptarë menjëherë pas lajmit se Rusia do të ndërpriste eksportin e grurit, rritën çmimin e miellit dhe për rrjedhojë edhe të bukës. Nga ana tjetër, tatimet para vendosën gjoba në treg, me justifikimin disi të çuditshëm të rritjes së çmimit. Sidoqoftë, tatimet dhe Autoriteti i Konkurrencës, duket se po bëjnë presion të hapur ndaj tregtarëve për të mbajtur në frena rritjen e çmimit. Para disa ditësh, çmimi i bukës u rrit nga 60 në 70 lekë. Kjo erdhi si pasojë e rritjes së çmimit të miellit. Sipas prodhuesve dhe tregtarëve të bukës, çmimi i miellit u rrit nga 4 mijë lekë për kuintal deri në 5 mijë lekë për kuintal.