Papunësia, shifrat zyrtare janë "të dobësuara"
Shifra e personave të papunë është shumë herë më e lartë se të dhënat zyrtare. Sipas Institutit të Statistikave, në këto raporte nuk përshihen të papunët në fshat dhe ata që nuk regjistrohen në zyrat e punësimit. Nga të dhënat e INSTAT-it rezulton se 13.2 për qind e popullsisë sot nuk ka një vend pune për të siguruar të ardhurat e përditshme. Kjo do të thotë se janë më shumë se 142 mijë të papunë në të gjithë vendin. Por ky numër është shumë herë më i lartë, po të mbahen parasysh që jo të gjithë të papunët regjistrohen në zyrat e punësimit. Po ashtu, në këtë numër nuk përfshihen të papunët në fshat, për të cilët nuk ka asnjë të dhënë. Sipas INSTAT-it, në vitin 2007, numri i të papunëve u ul me vetëm 2 mijë vetë, nivel pothuajse i pallogaritshëm krahasuar me të papunët, që çdo ditë përpiqen të gjejnë një mënyrë për të jetuar.