Punësimi, nis aplikimi online
Të papunët tashmë do ta kenë më të lehtë për të kërkuar një vend pune. Deri më tani jemi mësuar të shohim të papunë që rrinë në pritje të saj pranë monumenteve apo shesheve të ndryshme ose rrinë në radhë për të dorëzuar dokumentet e tyre. Që tani për të gjithë këta individë qeveria shqiptare do të zbatojë Sistemin Informatik të Punësimit. Sipas këtij sistemi që funksionon nëpërmjet një softueri, një person i papunë gjen informacion mbi vendet e lira të punës në treg. Sistemi nuk është i dobishëm vetëm për individët e papunë, por ky sistem do të shërbejë edhe për kompani apo firma që kërkojnë punëtorë, pra këto firma apo kompani nëpërmjet Sistemit Informatik të Punësimit do të gjejnë informacionin e duhur për kandidatët që kërkojnë punë. Ky sistem, si fillim do të funksionojë në Tiranë e në Korçë, sepse në këto dy qytete është vënë në funksion Sistemi Informatik i Punësimit. Ky projekt u përurua dje në Zyrën Rajonale të Punësimit në Tiranë. Ky sistem quhet ndryshe dhe “IT”. Në ceremoninë e përurimit dje morën pjesë Kryeministri, Sali Berisha, ministri i Punës dhe i Çështjeve Sociale dhe i Shanseve të Barabarta, Kosta Barka, shefi i zyrës së ambasadës suedeze në Tiranë, Ralf Mono dhe përfaqësues të Komisionit Evropian në Tiranë. Sistemi Informatik i Punësimit do të zbatohet nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit në Zyrat Rajonale Pilot të Punësimit në Tiranë dhe Korçë, por shumë shpejt do të shtrihet edhe në zyrat e tjera rajonale të punësimit. Krijimi i bankës së të dhënave mbi punëkërkuesin e të papunëve, mbi vendet bosh dhe kërkesën e tregut, regjistrin e biznesit që të gjitha këto do të kenë një impakt pozitiv në tregun e punës në tërësi e do të mundësojë një orientim më të mirë. Kryeministri Berisha tha se “në zbatim të prioriteteve dhe angazhimeve që ka ndërmarrë qeveria shqiptare për zhvillimin e “e-government” dhe në kuadër të fushatës “Mosha e internetit”, si shumë institucione publike që synojnë futjen e sistemit të “IT”-së në ofrimin e shërbimeve, edhe Shërbimi Kombëtar i Punësimit - si institucioni kryesor publik që operon në tregun e punës - ofron shërbime për dy kategori mjaft të rëndësishme për zhvillimin e një vendi: forcat e punës dhe biznesin.
Futja e “IT”-së në zyrat e punësimit në Tiranë dhe Korçë është mundësuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar me një fond prej 300 mijë eurosh. Përveç ndërmarrjeve publike dhe private, ajo do t'u shërbejë 12 500 të papunëve në qytetin e Tiranës, ndërsa në Korçë numërohen gati 5000 të papunë. Bëhet me dije se sistemi i ri informatik do t’u shërbejë në Tiranë rreth 18 mijë subjekteve, nga të cilat 16 700 vendase, 477 ndërmarrje publike, 300 ndërmarrjeve të përbashkëta dhe 387 ndërmarrjeve të huaja. Po ashtu, do t’u shërbejë 12 500 punëkërkuesve të papunë, nga të cilët rreth 7 000 afatgjatë (më shumë se një vit të papunë). Ndërsa në Korçë, sistemi do t’u shërbejë rreth 3 000 subjekteve, nga të cilat 2927 subjekte private, 91 publike, midis të cilave edhe 40 ndërmarrjeve të huaja. Do t’u shërbejë, gjithashtu, rreth 5 000 punëkërkuesve të papunë, nga të cilët 3 500 afatgjatë.