“Strategji për mbrojtjen dhe zhvillimin e turizmit kulturor”
11/08/2009 Premtimi i LSI-së për Gjirokastrën
Lëvizja Socialiste për Integrim është ndalur dje në një tjetër çështje të programit të saj qeverisës. Kësaj radhe premtimi i saj kishte të bënte me një strategji për mbrojtjen dhe zhvillimin e turizmit kulturor për Gjirokastrën. Një fakt i tillë u bë dje i ditur nga zëvendëssekretari i përgjithshëm i kësaj partie Besian Pesha. “Duke marr shkas sot në ditën e parë të fillimit të punimeve për rikonstruksionin e skenës së Festivalit Folklorik Kombëtar, gjej rastin të shpreh mbështetjen e LSI-së për mbrojtjen dhe zhvillimin e vlerave muzeale të qytetit të Gjirokastrës”, - u shpreh Pesha gjatë një deklarate për shtyp. Sipas tij, LSI-ja është e bindur se rritja e investimeve në Gjirokastër do të sjell në mënyrë të padiskutueshme zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe harmonik, duke ruajtur dhe zhvilluar trashëgiminë kulturore dhe natyrore, gjë e cila do të jetë objektivi parësor i bashkëqeverisjes mes kësaj partie dhe PD-së. “Që në vitin e parë të qeverisjes do të merren masa të forta ligjore për të bllokuar çdo tentativë për zhvillime kaotike e kërcënuese për turizmin. Në këtë funksion me prioritet do të konsiderohen përfundimi i plotë rikonstruksionit të banesave të nisura, çelja e fondeve të reja për restaurimin e veprave të tjera muzeale e kulturore. Përveç investimeve në terma financiare LSI-ja e vë theksin edhe tek investimi në burimet njerëzore, sidomos në krijimin e një brezi të ri restauruesish, që do të restaurojnë dhe konservojnë këto monumente”, - vuri në dukje Pesha sa i takon kësaj çështjeje. Ndërkohë përfaqësuesi i LSI-së, duke u ndalur po në këtë strategji, nxori në pah vlerat e kësaj zone, të cilat e bëjnë edhe më të domosdoshëm zhvillimin e turizmit kulturor në të. “LSI-ja vlerëson se natyra, ekologjia dhe traditat e vendit, kultura, folklori, pasuritë e shumta arkeologjike të të gjithë periudhave historike ofrojnë mundësitë zhvillimin e turizmit kulturor në Gjirokastër”, - deklaroi Pesha. Por për t’u realizuar një gjë e tillë është i nevojshëm dhe bashkëpunimi mes qeverisë vendore dhe asaj qendrore, por më i rëndësishëm dhe parësor është bashkëpunimi mes biznesit vendas dhe pushtetit lokal. “Në përfundim dëshiroj të bëj publike se në strategjinë e zhvillimit të turizmit kulturorë për Gjirokastrën LSI-ja ka parashikuar forcimin dhe bashkëpunimin e biznesit vendas me pushtetin lokal. Jemi të bindur se një sektor i suksesshëm turizmi kërkon një klimë biznesi të qëndrueshme dhe mjaft të sofistikuar. Sektorët e biznesit rriten në mënyrë më të suksesshme me një kuadër rregullator që është i qartë dhe siguron që të gjithë aktorët luajnë me të njëjtat rregulla loje”, - vlerësoi Pesha gjatë fjalës së tij sa i takon një çështjeje të tillë. Pra, LSI-ja përmes përfaqësuesve të saj ka bërë me dije prioritet e saj, të cilat pritet t’i bashkërendojë me aleatët e saj në qeverisje, me qëllim që në programin e ri qeverisës të jenë një zë i rëndësishëm.