Paraburgimi, hetohet rasti i tretë i drogës
02/07/2009 Shënjestrohen punonjësit e brendshëm si dhe të dënuar, përdorues narkotikësh
Policia nuk ka publikuar rastin e tretë, të ndodhur brenda 2 javësh
DURRES- Hedhja e një lëmshi me drogë nga rruga në mjediset e ajrimit e të marrjes së dritës në paraburgimin e Durrësit ka shtyrë grupin hetimor të ndalet për të analizuar rastet e ndodhura. Në harkun kohor të 2 javëve policia e Durrësit ka deklaruar se topi i tenisit me përbërje gjethe e kërcell droge të llojit cannabis sativa është rasti i tretë. Ende nuk ka ndonjë sinjalizim lidhur me autorët e mundshëm të bashkëpunimit mes të dënuarve për aktivitet të ndryshëm të jashtëligjshëm dhe personave që furnizojnë me drogë konsumatorët e paraburgimit. Por dalja me një deklaratë të dytë nga ana e policisë së Durrësit për të njëjtin rast duket se ka të bëjë me vënien nën shënjestër të punonjësve të brendshme të këtij institucioni. Policia ka thënë se ky është rasti i tretë në 2 javë, por ka bërë publik vetëm dy raste dhe nuk është shpjeguar për kohën, sasinë dhe llojin e drogës së kapur në rastin e tretë. Komprometimi i personave të brendshëm nga element të dyshuar me precedent penal ka vënë në lëvizje struktura të investigimit për të mësuar dhe zbuluar lidhjet e mundshme të shpërndarësve të drogës me konsumatorë të dënuar. Brenda dhomave të izolimit në Institucionin e Ekzekutimit të Veprave Penale që është në lagjen numër 17 të Durrësit, ka edhe të dënuar që njihen si përdorues droge, ndërkohë që ky kontingjent do të mbahet nën vëzhgim. Njëherësh edhe shërbimet e investigimit brenda institucionit do të detyrohen të jenë më të ndjeshëm për të kapur në kohë dhe në kushtet e flagrancës personin apo personat që fshihen pas këtij veprimi. Fakti se ky është rasti i tretë që në dy javë hidhet nga jashtë brenda rrethimi drogë dëshmon se ekziston një rrjet kriminal që nga njëra anë përgjon nga brenda për të mos rënë në sy të policisë dhe ushtron aktivitet nga jashtë për të furnizuar me drogë të burgosurit. Drejtuesi i institucionit Avdulla Duka ka deklaruar se institucioni që ai drejton do të afrojë të gjithë bashkëpunim legal dhe të ligjshëm për të ndëshkuar rrjetin e dyshuar me lidhje të brendshme.