Prokuroria refuzon fillimin e hetimeve kryesisht
02/07/2009 Skandali “Petrit Deliu”
TIRANE- Prokuroria e Përgjithshme prej kohësh është bërë pjesë e një skandali, ku për 5 muaj me radhë mban në qeli pa vendim gjykate shtetasin 35-vjeçar Petrit Deliu. Përtej neglizhencës që shfaqin ndaj këtij rasti të paligjshëm dhe të dhimbshëm, prokurorët e organit qendror të akuzës shqiptare nuk marrin as mundimin të fillojnë hetime kryesisht, për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, të cilët sipas tyre ende nuk kanë zbardhur vendimin për lirimin nga burgu të qytetarit nga Berati, Petrit Deliu. Neni 287 pika a, e Kodit të Procedurës Penale i jep atyre të gjitha të drejtat që të fillojnë hetime kryesisht për çdo rast, ku ata dyshojnë se është konsumuar një vepër penale. Rasti në fjalë, ku vendimi i Gjykatës së Lartë nuk është zbardhur për shkak se një gjyqtare ka ikur në Itali për trajnim, plotëson të gjithë elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të Detyrës”. Mirëpo megjithëse janë në dijeni të këtij fakti, njerëzit e akuzës nuk marrin iniciativën të regjistrojnë veprën penale dhe të kryejnë veprime hetimore, për të zbardhur të vërtetën e qëndrimit prej 5 muaj me radhë të Petrit Deliut në qeli. Lidhur me mbajtjen peng të këtij shtetasi si dhe neglizhenca e prokurorëve për të filluar hetime kryesisht, shënon skandalin e dytë të Prokurorisë së Përgjithshme, e cila drejtohet nga Ina Rama.