Prona, vret kushëririn, vetëhelmohet me fostoksinë
02/07/2009 Konflikti prej kohësh mes dy familjeve për një copë toke. Autori kaloi në depresion
DURRES - Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në një fshat të Bashkisë së Manzës teksa dy familje që janë edhe kushërinj mes tyre janë përfshirë në konflikt të armatosur. Është vrarë me armë zjarri në orët e pasdites së djeshme shtetasi Dritan Djaloshi, i cili nuk i ka shpëtuar vdekjes. Më pas autori i krimit ka pirë fostoksinë për t’i dhënë fund jetës në kushtet e një tronditjeje të fortë psikike. Krimi ka ndodhur në fshatin Shkallë të Bashkisë së Manzës, bashki e cila gjendet rreth 35 km nga qyteti bregdetar i Durrësit. Burime policore bëjnë të ditur se ka qenë një konflikt pronësi shkaktare e nisjes së konfliktit mes kushërinjve Dritan Djaloshi dhe Jak Djaloshi. 35-vjeçari është qëlluar me çifte në kraharor pa u dhënë mundësi familjeve të të dy kushërinjve të futen në mesin e tyre për të zgjidhur mosmarrëveshjen.
Krimi
Krimi ka ndodhur disa orë pas grindjes mes Jak Djaloshit dhe kushëririt të tij Dritan Djaloshi. Në orët e para të mëngjesit 53-vjeçari Jak Djaloshi ka debatuar gjatë me Dritanin lidhur me një tokë, e cila është mbi banesat e dy familjeve, për të cilët palët pretendojnë se kanë pronësinë. Kjo tokë ka kohë, e cila mbante pezull marrëdhëniet mes palëve, por dje acarimi ka shkuar drejt konfliktit të armatosur. Sipas policisë, e gjithë skena e grindjes është zhvilluar në prani të familjarëve, por askush prej tyre nuk e ka menduar se këtë konflikt do e ndante vetëm arma. Pasditen e djeshme, rreth orës 16:00, Jak Djaloshi ka humbur kontrollin mbi veten e tij dhe me armë gjahu ka shtënë në drejtim të 35-vjeçarit Dritan Djaloshi. Momenti i krimit sipas burimeve policore ka dëshmitarë familjarë të të dy palëve, por asnjëri prej tyre nuk ka mundur të futet mes armës dhe viktimës së shënjestruar. Krismat e çiftes kanë tronditur të gjithë fshatin e qetë të Shkallës që gjendet afro 35 km nga qyteti i Durrësit. Menjëherë pas vrasjes autori është rikthyer në banesën e tij dhe sipas pohimeve që ka bërë gruaja e autorit të krimit, Jak Djaloshi ka konsumuar një sasi helmi. Policia është vënë në dijeni nga inspektori i zonës, por efektivat blu kanë mbërritur afro 1 orë në vendngjarje për shkak të largësisë. Autori i krimit ka tentuar të largohet, por më pas nisur edhe nga lënia e fuqive ka qëndruar në një rrugë në kodrat e fshatit dhe është dorëzuar tek policia, e cila është shpërndarë në ullishtat dhe pyllin e zonës. Autori i krimit në kohën e përballjes me policinë ka qenë në gjendje të rëndë depresive dhe për këtë arsye ai është vendosur edhe nën trajtimin mjekësor, por ka vdekur pak orë pas arrestimit.