Zoti Rama, kur nuk u beson shqiptarëve, pse ata të të besojnë ty?

Edi Rama shkon në Londër për të prezantuar alternativën e tij politike, por përfundon i vënë me shpatulla pas murit nga pyetjet dhe reagimet e studentëve të “London School of Economics”. Ai humb qetësinë nga akuzat se ka themeluar korrupsionin në pushtet dhe se ka mbajtur qëndrime destabilizuese, dhe shpërthen në mallkime për shqiptarët. Ai i cilëson ata si të paaftë për të bërë zgjedhje, si njerëz që s’e duan ligjin dhe si partnerë me rebelët e Kosovës. Dialogu ka përfunduar me një klimë të ngrirë, për shkak se studentët pothuajse e kanë braktisur në mes leksionin nihilist të Edi Ramës
Takim i djeshëm i Edi Ramës në “London School of Economics”, mësohet të ketë qenë një dështim i plotë. Parathënia e këtij dështimi është ndjerë nga Edi Rama dhe shoqëruesit e tij, që sa hyri në sallën e takimit.
Në këtë takim, Edi Rama nuk doli dot nga kostumi i politikanit militant dhe bëri politikë por nuk u tregua politikan. Ka hyrë në sallë 15 minuta me vonesë pa kërkuar ndjesë. Ndërsa në sallë kanë qenë jo më shumë se 100 vetë, Edi Rama e ka ndjerë “të keqen”, sapo hyri, kur vuri re se vetëm 20 prej tyre ju ngritën në këmbë.
Edi Rama e ka nisur me një paraqitje retorike të zakonshme, duke u ndalur te programi i PS me pesë pika ku vuri thekin te shëndetësinë, arsimi, taksa progresive etj. Përmes kësaj retorike, ai nuk harroi të shante qeverinë dhe të akuzonte mbarë e mbrapsht për njëmijë e njëqind gjëra. Takimi ndonëse bëhej para një audience e cila përgjithësisht pret politikanë që flasin në mënyrë akademike, dhe sjellin ide të reja për ekonominë e vendit nga vijën apo atë globale, në fakt mbeti skllav i retorikës së tij të rëndomtë të natyrës së takimeve elektorale ku alternative e vetme është sharja dhe mallkimi i gjithçka që është bërë në Shqipëri në këto 20 vjet demokraci. Ai foli shumë për Rilindjen e tij të këtij vendi.
Pas retorikës, ka filluar më “e keqja” për Edi Ramën, kur atij i duhej të përballej me pjesëmarrësit në takim. Në këtë përballje, nuk e ka ndihmuar as përzgjedhja selektive e organizatorit dhe moderatorit, Arjan Gjoncaj. Mes debateve dhe reagimeve nga ana e studentëve pjesëmarrës, aq sa edhe shoqëruesit e Edi Ramës, Erion Veliaj dhe pedagogu i kësaj shkolle Arian Gjoncaj, u ndjenë keq para audiencës e cila megjithëse në Angli, përbehej më se 90 për qind nga shqiptarë që jetojnë, punojnë e studiojnë në Angli.
Gjatë bashkëbisedimit, Edi Rama shpesh herë iu drejtua audiencës me fjalët, “ju jeni këtu, në Angli, por Shqipëria nuk është Angli”.
Këtij përçmimi për vendin e vet një i ri iu përgjigj me një pyetje, “Kur ju Edi Rama nuk i besoni shqiptarët dhe i përçmoni kështu, për se pretendoni që shqiptarët tu besojnë juve?”.
Përgjigja e Edi Ramës, ishte fajësimi i mediave që akuzon tërë politikanët në Shqipëri, përfshirë edhe atë, për korrupsion.
Pyetjet që pasuan më pas, sikurse, “Po për veten tuaj ç’mund të na thoni, për kohën kur keni qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe jeni i akuzuar për korrupsion më shumë se asnjë tjetër”,e detyruan Ramën, që më shumë të murmuriste me veten, se sa të shpjegohej.
Pyetjes së radhës, se, “përse nuk e pranoni rezultatin e zgjedhjeve”, Edi Rama, i është përgjigjur, me rikthimin te vitit 2005, duke “sqaruar” se, “Në vitin 2005 janë bërë zgjedhje të rregullta por më vonë ato janë manipuluar”.
Ndërkohë që Edi Rama shante dhe mallkonte për çdo gjë që është bërë në Shqipëri, një dëgjues në sallë i ka thënë, “Po asgjë e mirë nuk qenka bërë në atë vend? Po Rrugën e Kombit si e konsideroni?”.
Në këtë moment, pas kësaj pyetje, Edi Rama ka bërë më të papriturën, kur ndërsa nuk e ka kundërshtuar siç bënë përherë, ka dhënë një farë miratimi në heshtje, ndoshta për herë të parë në jetën e tij.
Pastaj, Erion Veliaj ka ndërhyrë duke i shtuar listës së sukseseve qeverisëse të mohuara preh vitesh nga PS-ja, edhe anëtarësimin në NATO dhe liberalizimin e vizave si dhe politikën e jashtme.
Takimi i Edi Ramës në “London School of Economics”, në rastin më të mirë ka qenë një dështim, pasi aty është një ndër shkollat dhe institucionet më të përparuara të studimeve ekonomike dhe në rastin më të keq ka qenë një fyerje për atë shkollë pasi retorika e tij është thjesht një paraqitje politike se si të shajë kundërshtarin dhe jo të japë alternativat e veta.
Debatet dhe replikat e Edi Ramës në takimin në “London School of Economics”
Një student i ka nisur replikat
Ju flisni për bakshishe dhe korrupsion. Po për vete çfarë do të na thuash që për 12 vjet ke qenë në pushtet, dhe akuzohesh për korrupsion dhe bakshishe me ndërtimet”
Edi Rama: E kanë fajin mediat.
Je i akuzuar për korrupsioni dhe flet për të tjerët.
Edi Rama: Të gjithë janë të akuzuar.
Sonte pesë herë i ke poshtëruar shqiptarët duke i paraqitur si njerëz të prirur për korrupsion.
Një tjetër student ka replika
Çfarë nuk shkon me ju? Unë votoj këtu, nuk fare komision, janë vetëm dy njerëz, burri dhe gruaja, dhe askush nuk dyshon.
Edi Rama: Në vitin 2005 votat kanë qenë në rregull. Ka një diferencë mes jush këtu dhe shqiptarëve në Shqipëri.
Ju po përmendi shqiptarët, në Shqipëri si njerëz tek të cilët nuk keni besim, krahasuar me ne këtu. Si mund të pretendoni ju të bëheni të besueshëm te qytetarët?
Një student i është drejtuar Erion Veliajt
Po Rruga e Kombit shkatërrim qenka?
Erion Veliaj: Eh, jo i kanë atë e kanë bërë... dhe NATO, vizat, politikat e jashtme.
Një tjetër student
Kur janë bërë zgjedhjet në Angli, nuk ka pasur kundërshtime ndërsa në Shqipëri i gjithë vendi është paralizuar, ndërsa në Angli kjo nuk ndodh?
Edi Rama: Faleminderit që u tregove anglezëve se si bëhen zgjedhjet në Angli. Por prandaj kjo është Angli dhe ajo është Shqipëri.