Pasditen e sotme, Kryeministri Berisha pati një takim me qytetarë të Vlorës. Duke i uruar qytetarët në këtë ditë të Shën Valentinit, Kryeministri, ndër të tjera, u shpreh: "Ju pershÃ
Pasditen e sotme, Kryeministri Berisha pati një takim me qytetarë të Vlorës. Duke i uruar qytetarët në këtë ditë të Shën Valentinit, Kryeministri, ndër të tjera, u shpreh:
"Ju pershëndes vëllazërisht dhe ju u uroj gëzuar fitoren e 18 shkurtit, ju uroj gëzuar ditën e Shën Valentinit, ditën e nderimit të dashurisë së njeriut për njeriun, të dashurisë së njeriut për fëmijët e tij, për familjen, për prindrit, për të dashurin, të dashurën, për miqtë, për shoqërinë, për qytetin, për Shqipërinë.
Në mëngjes herët, gazetarët më pyetën se çfarë i kisha bërë dhuratë bashkëshortes sime dhe unë u përgjigja se i kisha dhuruar fitoren. Ndaj, le t'i bëjmë dhuratë njëri - tjetrit fitoren, le t'u dhurojmë fitoren fëmijëve tanë, bashkëshorteve tona. Fitorja është dhurata më e bukur që ne mund të japim në këtë ditë të shënuar.
Në 3 korrik, ju, qytetarë të Vlorës, vendosët besimin tuaj për ne, ju firmosët fitoren e koalicionit të Partisë Demokratike. Dhe unë jam sot këtu për t'ju shprehur mirënjohjen më të thellë për besimin që na dhatë, por edhe për t'ju informuar se, me besimin tuaj, ne firmosëm së bashku, në Bruksel, Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Vlora, Shqipëria janë tashmë më afër Europës.
Me ndihmën tuaj, me besimin tuaj, ne shtypëm krimin në të katër anët e vendit dhe i bëmë rrugët tona, rrugicat, jetët e fëmijëve tanë, me të sigurta se asnjë herë më parë.
Me besimin tuaj, me duar të pastra, ne shpëtuam nga kthetrat e zeza të babëzisë së korrupsionit, të kontrabandës, të evazionit fiskal, 600 milionë euro. Me besimin tuaj, ne ia dolëm të hapim dyert e universiteteve për të gjithë të rinjtë shqiptarë që mbarojnë shkollën e mesme. Ne ia dolëm të rrisim dhe do të çojmë drejt dyfishimit, investimet për arsimin. Ne ia dolëm të rrisim pensionet më shumë se në 15 vitet e fundit, vendosëm pensionin minimal 100 mijë lekë të qytet dhe 50 mijë lekë në fshat.
Me besimin tuaj ne ia dolëm të rrisim rrogat e mësuesve me 23 përqind dhe i garantoj mësuesit e Vlorës se, gjatë këtij mandati, rrogat e tyre do të dyfishohen. I garantoj pensionistët e Vlorës se gjatë këtij mandati pensionet e tyre do të kenë rritje të madhe. Me besimin tuaj, ne përgjysmuam taksat për biznesin e vogël, ulëm me 32 përqind sigurimet shoqërore, me besimin tuaj ulëm çmimin e energjisë me 33 përqind për biznesin. Ne po e shndërrojmë Shqipërinë në vendin më tërheqës për investimet. Me besimin tuaj, ne patëm një rritje 30 përqind të turizmit të vendit dhe më e madhe do të jetë rritja në vitin që vjen.
Me zotin Alimerko, sot, premë shiritin e autostradës me 4 korsi, që lidh Vlorën me Tiranën, me Prishtinën, që lidh Vlorën me botën. Kjo është vepër e besimit tuaj. Ju na besuat, por edhe ne qëndrojmë pas interesave tuaja. Kjo autostradë përfundon për 18 muaj dhe çdo njëri prej jush, çdo qytetar i Vlorës do të shkojë në kryeqytet shumë më shpejt, shumë më mirë, si të gjithë qytetarët evropianë, qytetarët e vendeve të zhvilluara. Ju e meritoni plotësisht këtë. Me besimin tuaj, ne firmosëm, katër ditë më parë, këtu në Vlorë, kontratën për ujësjellësin e Vlorës, prej 26 milionë euro i cili do ta bëjë Vlorën me 24 orë ujë në çdo kohë. Me besimin tuaj ne inauguruam impiantin e përpunimit të ujërave të zeza për Vlorën, do të modernizojmë shkollat e Vlorës, universitetin e Vlorës, infrastrukturën e Vlorës.
Këtë besim do ta kthejmë në tapi, në leje legalizimi për të gjithë ata të cilët vendosën të ndërtojnë të ardhmen e tyre ne Vlorë. Qytetarë të Vlorës, më duhet t'i them dy fjalë vullnetarit të Merzanit, sepse në fakt ai nuk përfaqëson asnjë njeri tjetër përvec Merzanit dhe vetes së tij. Shoku Shpëtim, për Vlorën janë qindra milionë euro, por ti je njeri i rrezikshëm për paratë.
Votoni për Kreshnik Alimerkon, sepse ai përfaqëson dhuntitë, moralin dhe shpirtin tuaj qytetar, përfaqëson ndershmërinë tuja, mencurinë tuaj. Zotohem para jush se, me Kreshnik Alimerkon, ne do ta bëjmë Vlorën një nga polet më të fuqishme të zhvillimit të turizmit, Vlora do të ketë parkun e saj industrial, do të ketë zhvillim të madh turistik"
* * *
Gjatë vizitës në Vlorë, Kryeministri Berisha u ndal dhe në një takim me banorë të Orikumit. Duke përgëzuar kandidatin e mazhorancës për këtë bashki, zotin Kanan Braho, Kryeministri u shpreh i sigurt se në këtë bashki është krijuar atmosfera e shkëlqyer e fitores.
Ndër të tjera, Kryeministri theksoi: "Orikumi është bashki shumë e rëndësishme, ka 64 kilometra breg, ndër më të bukurit në Shqipëri. Në këtë kontekst, e rëndësishme, pas fitores, është që t'i përvishemi punës për të realizuar ato që qytetarët e Orikumit presin nga ne. E theksoj edhe njëherë, ka një atmosferë feste dhe fitoreje të thellë.
Është e nevojshme të përcaktohet si prioritet absolut, realizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe kjo është detyra e të gjithëve. Ne kemi përballë një kundërshtar që nuk e kemi patur ndonjëherë. Kundërshtari është i çmuar dhe ne e dimë se kemi kaluar shumë vite pa kundërshtar, por ky i tanishmi, siç e shikoni, mund të marrë çdo vendim të papërgjegjshëm. Ai e ka lënë pas dore fushatën dhe për herë të parë në historinë e pluralizmit, ndodh që një forcë madhore e vendit ndërpret fushatën elektorale dhe motivet për këtë është vështirë që të kuptohen.
Detyra jonë është që të ruajmë integritetin e procesit zgjedhor dhe t'u faktojmë qytetarëve shqiptar se, ata do të votojnë në mënyrë të ndershme dhe se çdo votë do të numërohet. Ne jemi të përgatitur që çdo premtim ta shndërrojmë në realitet. Për këtë bashki, është një projekt i Bankës Botërore prej 10 milionë euro për infrastrukturën e tij. Gjithashtu, ne do të bëjmë studimin e përgjithshëm të zonës, në mënyrë që Orikumi, me bukuritë e tij përrallore, të zhvillohet. Ne do të kemi në qendër të vëmendjes edhe problemet e tjera, jo vetëm të infrastrukturës, por edhe të shkollimit etj. Me të vërtetë nuk jemi vend i pasur, por kemi para për çdo projekt që bëjmë".