Shqipëri, 1 në 6 fëmijë, prapambetje në rritje
Një studim "luksoz" demografik paraqitet në një raport paraprak dy muaj pas mbylljes së publikimit të botimit përfundimtar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik, në bashkëpunim me INSTAT, USAID, UNICEF, AECID, UNFPA, OBSH, kooperacioni zviceran, po shkojnë drejt fundit të një studimi demografik, realizuar për herë të parë në vendin tonë fill pas viteve 1990.
"Të dhënat e raportit japin një informacion të përditësuar mbi karakteristikat e familjeve, popullatës, migrimit, arsimimit, lindshmërisë, planifikimit familjar, vdekshmërisë foshnjore, shëndetit riprodhues, shëndetit të fëmijëve, sjelljeve seksuale, HIV/AIDS dhe infeksioneve seksualisht të transmetueshme, praktikave të ushqyerjes me gji, çështjeve të gjinisë dhe dhunës në familje. Studimi demografik shëndetësor u zbatua nga INSTAT dhe ISHP. Një nga problemet të cilat vëren studimi është prapambetja në rritje dhe pesha e vogël për gjatësi.
Prapambetja
Mbulimi i vaksinave për fëmijët shqiptarë mbetet 95 për qind. Shumica e grave marrin kujdes antenatal dhe i lindin fëmijët e tyre në maternitet. Megjithatë, një në gjashtë fëmijë paraqet prapambetje në rritje dhe 7 për qind kanë tregues të ulët të peshës për gjatësi. Ushqyerja ekskluzive me gji haset në rreth 39 për qind të fëmijëve nën gjashtë muaj dhe ushqimi shtesë te foshnjat fillon në muajt e parë të jetës. Rreth dy të tretat e grave të martuara përdorin një metodë të planifikimit familjar dhe treçereku i grave janë në dijeni të tre metodave më të zakonshme se si parandalohet HIV/AIDS.
Raporti paraprak
Në studimin demografik janë intervistuar 7999 familje, gra të moshës 15-49 vjeç dhe meshkuj të moshës 15-49 vjeç.
Nga të dhënat e tjera të studimit mësohet se mesatarisht 1 në 10 fëmijë janë të kequshqyer. Një në 6 fëmijë të moshës 6-59 muajsh, sidomos femrat, kanë anemi. "Prevalenca e anemisë tenton të jetë më e lartë në zonat rurale, se sa në zonat urbane dhe veçanërisht te gratë", nënvizohet në studim. Ndërkohë që, sipas raportit paraprak, studimi është përqendruar gjithashtu dhe te lindjet mesatare, ku rezultoi se në vend një grua shqiptare lind mesatarisht 1 deri në 6 fëmijë në jetën e saj. Nga të dhënat e ADHS, për zonat rurale një grua lind 1 deri në 8 fëmijë, kurse në ato urbane 1 deri në 3 fëmijë. Të dhënat janë shënuar në drejtimin e planifikimit familjar, ku sipas të intervistuarve dy të tretat e grave të martuara janë duke përdorur një metodë të planifikimit familjar, por vetëm një në nëntë gra përdor metoda moderne të planifikimit familjar.
Vdekja foshnjore
Në Shqipëri, vdekja foshnjore është ende në shifra alarmante, 18 vdekje për 1000 lindje, kjo sipas Studimit Demografik dhe Shëndetësor 2008/2009. "Te vdekshmëria foshnjore vërehet rënie, megjithatë për vdekshmërinë foshnjore duhet të theksoj se ka ende për të bërë. Vdekshmëria në foshnjat 1-muajshe është shumë rezistente. Janë 10-11 foshnja njëmuajshe në 1 mijë që vdesin", theksoi Alban Ylli, drejtor i Institutit të Shëndetit Publik.
Vdekshmëria foshnjore në vendin tonë rezultonte tri herë më e lartë krahasuar kjo me normat e BE-së, dhe krahasuar me raportin e publikuar pak kohë më parë nga organizata ndërkombëtare "World Vision".