Ultimatumi, regjistroni studentët për 24 orë
Studentët e shpallur fitues në Universitetin e Vlorës, sipas listave të Agjencisë së Pranimit në Institucionet Arsimore kanë edhe një ditë kohë për regjistrim. Pas debateve, diskutimeve, protestave, ankesave, sarkazmës së stafit akademik me studentët fitues, por me mesatare 6, Ministria e Arsimit dhe ministri Myqerem Tafaj ka dërguar një sërë shkresash të formës institucionale në adresën e rektoratit të Universitetit të Vlorës, por pavarësisht kësaj asnjë rezultat dhe asnjë përgjigje.
Udhëzimet, ultimatumet, sugjerimet rektorati i Universitetit "Ismail Qemali" i është përgjigjur me indiferentizëm ose me moszbatim. Pas daljes së studentëve nga greva dhe pas mbylljes së fazës së dytë të regjistrimeve në shkallë vendi, Ministria e Arsimit ka nisur një tjetër shkresë në derën e "Ismail Qemalit". Në këtë shkresë sqarohet se për studentët e paregjistruar do të ketë një shtyrje të afatit edhe për 24 orë.
Shkresa
"Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë maturantët fitues në programet e studimit në Universitetin "Ismail Qemali" të Vlorës, me mesatare nën 6, se kanë afat të regjistrohen pranë këtij institucioni deri nesër, më datë 6 tetor 2009, ora 18.00.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës shtyn regjistrimin vetëm për këtë kategori studentësh pranë këtij institucioni për të mundësuar regjistrimin përfundimtar të tyre", thuhet në shkresën zyrtare. Tani i takon të vendosë rektoratit për ta zbatuar atë apo thjesht për ta vendosur në arkivin e shkresave menjëherë pas protokollimit të saj, bashkë me disa të tjera që janë dërguar nga dikasteri i arsimit për gati një muaj. Dy ditë më parë, senati i Universitetit të Vlorës sqaroi dhe mbeti stoik në mendimin se nuk do të pranohet asnjë student me mesatare 6. Ky argument mbrohet duke vendosur për bazë një vendim që ka marrë senati i Universitetit të Vlorës për të mos pranuar studentë me mesatare 6, kjo në bazë të ligjit për autonominë e universiteteve në lëmin e vendimmarrjes.
Kërkesa
Javën e kaluar, Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit ka kërkuar shkarkimin e rektorit të Universitetit të Vlorës, Tanush Shaska. Sipas ZMK-së, rektori i ka thyer të gjitha rregullat, udhëzimet dhe urdhrat e Ministrisë së Arsimit, madje dhe vetë ministrit, kështu ajo që duhet të bëjë në këto kushte është largimi, dorëheqja e parevokueshme. Sakaq, kreu i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Altin Goxhaj, i ka kërkuar ministrit të Arsimit shkarkimin e rektorit të Universitetit të Vlorës.
Sakaq, ditën e premte, një grup pune i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës zhvilloi takime me studentët grevistë të Fakultetit Juridik, rektoratin dhe senatin e Universitetit "Ismail Qemali" të Vlorës. Pas negociatave që u zhvilluan mes grupit të punës së ministrisë dhe studentëve, u arrit të gjendej një zgjidhje për formën e diplomës së Juridikut, e cila është plotësisht konform ligjit të arsimit të lartë. Studentët e pranuan këtë zgjidhje dhe e ndërprenë grevën ditën e premte në orën 23.00.