Topalli, takim me delegacionin e Parlamentit kosovar
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, zhvilloi dje një takim me anëtarët e Komisionit për Mandatet, Imunitetet dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Ahmet Isufi. Në takim, anëtarët e delegacionit theksuan se
shteti i Kosovës është në fazat e para të ndërtimit dhe funksionimit dhe nuk ndjejmë shtet më të afërt se Shqipëria për të marrë përvojë e për të shkëmbyer idetë shtet-formuese. Sipas tyre, roli i Kuvendit të Shqipërisë dhe kontributi i kryetares kanë qenë dhe mbetet shumë thelbësor për Kosovë. Nga ana e saj, Kryetarja Topalli theksoi se "në Kuvendin e Shqipërisë, do të jeni gjithnjë të mirëpritur si në shtëpinë tuaj".