Parandalimi, nuk përfshihen aktorë të shoqërisë civile
Qeveria e Shqipërisë vazhdoi partneritetet me organizatat ndërkombëtare për të zbatuar veprimtari të parandalimit të trafikimit që synonin informimin e publikut dhe grupeve të prekshme mbi trafikimin. Zyra e Koordinatorit Kombëtar vazhdoi të menaxhonte grupe pune rajonale antitrafikim që përbëheshin nga aktorë përkatës gjatë vitit 2009. Megjithatë, këto grupe pune, sipas raportimeve, nuk përfshijnë gjithmonë aktorë të shoqërisë civile dhe nuk trajtonin me eficiencë çështje të trafikimit që silleshin në vëmendjen e tyre. Qeveria vazhdoi të financonte linjën kombëtare 24-orëshe falas për viktimat dhe viktimat e mundshme të trafikimit. Në nëntor 2009 qeveria miratoi legjislacionin për të përmirësuar procesin e regjistrimit për lindjet e reja dhe individët në komunitetin rom; procedurat e sikletshme të mëparshme i bënin shqiptarët dhe romët e paregjistruar shumë të prekshëm ndaj trafikimit.
#