Parashikimi i motit, shiu do të vazhdojë deri në mesditë
Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin tonë do të vazhdojnë deri mesditën e sotme. Ky është parashikimi që kanë bërë ekspertët e meteorologjisë, sipas të cilëve, vetëm në orët e pasdites të së enjtes do të ketë ndërprerje të reshjeve. “Vendi ynë do të vazhdojë të ndikohet nga një zonë e presionit të ulët atmosferik”, - thonë specialistët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Masat e ajrit që do të qarkullojnë do të jenë të paqëndrueshme, të lagështa dhe relativisht të ngrohta. Meteorologët thonë se gjatë ditës së enjte “moti do të jetë me vranësira të ndërrueshme dhe me reshje shiu deri në mesditë. Ndërsa pasdite do të ketë ndërprerje të reshjeve”. Era do të fryjë me shpejtësi 2-7 m/sek në drejtimin jug-jugperëndim, ndërsa valëzimi në bregdet parashikohet të jetë 3-4 ballë. Këto të dhëna flasin për një përmirësim të kohës, duke krijuar lehtësira edhe për lëvizjen e mjeteve lundruese nga portet shqiptare drejt vendeve të tjera.
TEMPERATURAT
Tirana 10 dhe 12
Shkodër 7 dhe 10
Durrës 9 dhe 16
Lezhë 9 dhe 11
Kuçovë 8 dhe 12
Gjirokastër 11 dhe 13
Elbasan 9 dhe 15
Kukës 5 dhe 10
Peshkopi 6 dhe 8
Korçë 8 dhe 12
Vlorë 9 dhe 14
Sarandë 9 dhe 12
4 Dhjetor 2008