Shqipëria nën ujë, reshjet sjellin probleme gjithandej
Tri zona të kryeqytetit u paralizuan dje për disa orë nga reshjet. Probleme ka pasur dhe në rrethe si pasojë e disa përmbytjeve
Gjatë gjithë ditës së djeshme reshjet e pandalshme të shiut kanë sjellë bllokimin dhe deri përmbytje të disa zonave në të gjithë vendin. Në Tiranë u evidentua si problem dalja e ujërave të Lumit të Tiranës në zonën e Babrrusë të Komunës Paskuqan, në zonën ku banon popullsia rome. Këta banorë janë evakuuar. Në Kombinat rrezikohej përmbytja e Nënstacionit Elektrik, por efektivat e Emergjencave Civile mundën ta shmangnin problemin duke përdorur pompa të mjeteve zjarrfikëse. Disa probleme të vogla u paraqitën në rrugën “Komuna e Parisit”, si dhe në rrugën “Don Bosko”, në të cilat u punua deri vonë për lehtësimin e situatës. Gjithashtu në Shkodër pati një situatë problematike nga vërshimi i ujërave në disa fshatra të komunës Vig-Mnelë. Nga ana e Drejtorisë së Emergjencave Civile u koordinua puna me prefekturën Shkodër, e cila gjatë gjithë ditës së djeshme ishte në proces të vlerësimit të situatës dhe marrjes së masave përkatëse. Si pasojë e reshjeve, në të gjithë Shkodrën rezulton se janë përmbytur rreth 800 hektarë tokë si qark.
Rrethet
Rreth orës 09:00 të ditës së djeshme në Lezhë ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në nivel qarku, sidomos në linjat e furnizimit të stacioneve të pompave të hidrovorëve kryesorë. Për këtë arsye, hidrovorët nuk kanë funksionuar. Me ndërhyrjen e ekipeve të emergjencës u bë e mundur që rreth orës 09:30 të mundësohej furnizimi i stacioneve të pompave, çka solli që të vihen në punë këto stacione dhe të funksionojnë hidrovorët, duke normalizuar situatën. Në këtë zonë ka pasur disa shfaqje përmbytjesh të vogla në disa fshatra të qarkut. Ndërkohë që në qarkun e Durrësit ka probleme në zonën e Kënetës dhe të bashkisë Manzë. Në koordinim me prefekturën Durrës u morën masa për përballimin e situatës në zonën e Kënetës dhe nga Bordi i Kullimit Durrës u dërguan mjete për ndërhyrje në kolektorin e rezervuarit të Radës, bashkia Manëz, ku ka pasur përmbytje në një sipërfaqe të konsiderueshme të mbjellash.
Vlora
Në qarkun e Vlorës janë paraqitur probleme nga reshjet e shiut në rrugën trans-ballkanike dhe në disa lagje të qytetit të Vlorës për shkak të rrjetit të bllokuar të kanalizimeve të qytetit. Nën drejtimin e prefektit të qarkut, dje u ngritën shtabe të monitorimit dhe përballimit të situatës në të gjitha komunat që mund të rrezikohen. Në komunën Novoselë prefekti i qarkut siguroi se në pikën kritike të Urës së Mifolit nuk ka probleme, si dhe kuotat e nivelit të lumit Vjosë janë nën kuotat kritike. Në rrugën e fshatit Tërbaç ka pasur rrëshqitje dheu, por nga ndërmarrjet u punua për hapjen e rrugës, gjë që u bë e mundur natën vonë. Ndërkohë që në qarkun e Fierit është regjistruar dalja nga shtrati e lumit Vjosë në toka arë të fshatit Çorrush të Mallakastrës, pa i prekur banesat. Strukturat si Bordi i Kullimit të Ujërave dhe ndërmarrjet e bashkisë Fier ishin gjatë gjithë ditës së djeshme në gatishmëri dhe vepruan në disa zona.
Nga informacionet e Emergjencave të ditës së djeshme rezulton se në Kukës ka rrëshqitje të materialeve inerte në aksin Fushë Arrëz – Kukës, sidomos në pikat e intersektimit me autostradën Durrës – Kukës. Ka pasur bllokim të këtij aksi nga ora 06:20 deri në orën 08:15. Nën drejtimin e prefekturës Kukës ka pasur një përqendrim të njerëzve dhe mjeteve për zhbllokimin e rrugës në pikat ku ka pasur rënie të inerteve dhe ky aks është bërë i kalueshëm. Niveli i prurjeve të ujërave të lumit Drin në liqenin e Fierzës është 700 m3/sek.
Koha e keqe, Porti i Durrësit pezullon punën
DURRËS - Moti i keq pezulloi punën dje në mëngjes në Portin e Durrësit. Korrespondenti ynë në këtë qytet njofton se si pasojë e shirave të dendur që vazhdojnë të bien është ndërprerë puna në port, elektrovinçat nuk punojnë, ndërsa të gjitha anijet që dje kishin dalë në det, janë rikthyer në port. Nuk ka pasur probleme përsa i përket mbërritjes së trageteve të linjave nga Italia. Shirat e shumtë kanë shkaktuar përmbytje në rrugët e qytetit bregdetar, po kështu probleme ka pasur edhe në shkolla e ndërmarrje private. Një javë më parë, si pasojë e egërsimit të motit në Portin e Durrësit “alarmi” ka rënë si askund tjetër. Kjo ka ndodhur pasi koha e keqe dhe era kanë bërë të mundur që një traget i ankoruar t’u shpëtonte litarëve dhe të godiste deri në përmbytje disa mjete të tjera lundruese që ndodheshin pranë tij. Si pasojë e këtyre reshjeve tragetit “Aurelia” të ankoruar i është këputur spiranca dhe për pasojë edhe litarët. Mjeti i madh lundrues ka përplasur 2 peshkarexha të ankoruara në port dhe ka dëmtuar shumë 4 të tjera. Era me drejtim jugperëndim frynte me 140 km në orë. Një shpejtësi e mjaftueshme kjo për të krijuar situata të vështira në çdo port të vendit.
4 Dhjetor 2008