E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paratë bllokojnë zhvendosjen e varrezës

KUKES – Bllokohet zhvendosja e varrezave të Morinit që preken nga ndërtimi i aksit Durrës–Morin. Edhe pse tenderi për këtë projekt është bërë prej kohësh dhe është shpallur firma fituese, zhvendosja e varreve nuk ka nisur ende. 

Sipas kryetarit të komunës Tërthorë, që ka nën administrim këtë varrezë, Remzi Veseli, edhe pse firma fituese është shpallur, Ministria e Financave dhe ajo e Transportit ende nuk e kanë çelur fondin e akorduar për këtë projekt. “Pushteti vendor ka përmbushur detyrat e tij dhe nuk është përgjegjës për frenimin e punimeve”, pohoi ai. Pak kohë më parë ministritë e mësipërme kanë publikuar shifrën prej 11 milionë lekësh që do të përdoren për ndërtimin e një varreze të re në fshatin Morin dhe shpërnguljen e varrezës së vjetër. Sipas projektit, rreth 700 varret do të zhvendosen në një tjetër sipërfaqe tokë tashmë të gjetur nga pushteti vendor. j.h

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›