E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Përplasje” Topi–Tadiç pas akuzave në Samitin e Athinës

Samiti i Athinës për Ballkanin ka nisur me “përplasjen” e Presidentit shqiptar, Bamir Topi, me homologun e tij serb, Boris Tadiç. 

Marko Caka /Athinë

Përballja mes dy liderëve ka nisur në kohën kur Tadiç, në fjalimin e tij u përqendrua te djegia dhe shkatërrimi i manastireve të kishës ortodokse dhe përvetësimi i tyre nga kosovarët e komunës së Deçanit. Ndërkohë që lideri serb akuzonte kosovarët për shkatërrimin e kulteve fetare serbe në Kosovë, Presidenti Topi ka reaguar në mënyrë të menjëhershme, duke këshilluar që Ballkani duhet të distancohet nga mendësitë ultra-nacionaliste dhe luftërat e rajonit në të shkuarën dhe të shikojë nga e ardhmja e përbashkët evropiane. “Ballkani, i cili ka vuajtur jo pak nga mendësitë e vjetra, luftërat dhe konfliktet ndër-etnike, duhet patjetër të largohet përfundimisht nga mendësitë ultra-nacionaliste dhe nga erërat e luftërave ndër-etnike dhe ndër-fetare, duke u proSamiti i Athinës për Ballkanin ka nisur me “përplasjen” e Presidentit shqiptar, Bamir Topi, me homologun e tij serb, Boris Tadiç. jektuar i tëri drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe zhvillimit të një bashkëpunimi ekonomik të qëndrueshëm”, reagoi Presidenti Topi. Samiti i Athinës është zhvilluar në qendrën kulturore historike “Zapios”, vepër kjo e trashëguar nga vëllezërit shqiptarë, Zhapa, nga Gjirokastra. Qendra, e cila ka marrë dhe emrin e familjes shqiptare Zhapa,  njihet si një nga qendrat më historike e politike të shtetit grek, ku u bë edhe nënshkrimi historik i marrëveshjes së hyrjes së Greqisë në familjen evropiane në vitin 1981. Jo rastësisht edhe këtë radhë, në po këtë qendër, presidenca greke zhvilloi një samit të përmasave të veçanta me krerë të shteteve të Ballkanit, si një pikënisje të forcimit të bashkëpunimit ndërkulturor dhe konsolidimit të mëtejshëm të urave të miqësisë mes vendeve e popujve të Evropës Juglindore. Sipas Presidentit shqiptar, Bamir Topi, Shqipëria si një aspirante e familjes evropiane ka përgatitur edhe një strategji kombëtare të dialogut ndërkulturor dhe brenda vitit 2008 ka mundësi të organizojë edhe forumin ndër-fetar të dialogut në Evropë. Presidenti Topi shoqërohej nga zëvendësministri i Kulturës dhe Turizmit, Ekrem Spahiu dhe ambasadori shqiptar në Athinë, Vili Minarolli. Më pas, në hollet e sallës së samitit ka qenë vetë Presidenti serb, Boris Tadiç, i cili është shkëputur për pak nga delegacioni që e shoqëronte dhe ka takuar Presidentin Bamir Topi, ku i ka shtrënguar duart dhe kanë shkëmbyer fjalë dhe buzëqeshje mirënjohjeje. Më pas, Presidenti Tadiç është takuar dhe me ambasadorin shqiptar, Minarolli, i cili ka qenë përfaqësues i diplomacisë shqiptare në kryeqytetin serb, Beograd. Topi është larguar bashkë me krerët e tjerë të Samitit të drejtuar nga Presidenti grek, Papulias, drejt muzeut të lashtë të Akropolit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›