E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paratë false,lirohen dy nga të arrestuarit

 TIRANE – Gjykata e Tiranës liroi dje nga qelia dy nga të arrestuarit prej operacionit policor “Piramida”, ndërsa la në qeli 23 të tjerët. Në dy ditët e kaluara, 25 të arrestuarit, të akuzuar për falsifikim të parave, u paraqitën para Gjykatës së Tiranës, për vlerësimin e masës së arrestit dhe të masës së sigurisë. Burime pranë gjykatës sqaruan se për Anila Kodrën, 18 vjeç dhe Aristogon Pashkën, 22 vjeç gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ndërsa për të gjithë të arrestuarit e tjerë gjykata vendosi lënien e tyre në burg deri në përfundim të hetimeve. Operacioni “Piramida” përfundoi një javë më parë me 25 persona të arrestuar që varionin në mosha nga 17 deri në 30 vjeç, javë më parë me 25 persona të arrestuar që varionin në mosha nga 17 deri në 30 vjeç. Sipas policisë ata kishin arritur të prodhonin kartëmonedha false të prerjes 1, 2 e 5 mijë lekshe. Po sipas policisë, ata kishin mundur të falsifikonin 5 nga 13 elementet e sigurisë që kanë kartëmonedhat origjinale. Ndërsa, burime pranë prokurorisë, pohuan se paratë false ishin përdorur prej tyre për blerje droge, si edhe për pagesa baresh dhe hotelesh luksoze të kryeqytetit.                     ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›