E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamentarët estonezë vlerësojnë hapat e Shqipërisë drejt integrimit euroatlantik

Sot në mbrëmje, Kryetari i Komisionit te Punëve te jashtme te parlamentit estonez, zoti Sven Mikser dhe Kryetari i Grupit parlamentar Estoni- Shqipëri zoti Rain Rosimannus shtruan një darkë për nder të kryeministrit Berisha dhe delegacionit që e shoqëronte. Në këtë darkë merrnin pjesë gjithashtu edhe shumë ish ministra dhe deputetë të tjerë të parlamentit estonez.

Kryeministri  Berisha  falënderoi parlamentaret dhe ish ministrat për pritjen e ngrohte dhe për angazhimin e tyre në intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis  dy vendeve. Kryeministri u shpreh se shqiptarët dhe estonezët  janë dy popujt të vegjël me histori të ngjashme, por që rruga drejt demokracisë i ka çuar drejt zhvillimit dhe të ardhmes së përbashkët euroatlantike.

Kryeministri, ndër të tjera vlerësoi arritjet shumë të mëdha që Estonia ka bërë në fushën e teknologjisë së informacionit, duke u bërë një shembull shumë pozitiv për zhvillimin e teknologjisë të informacionit në vende të tjera.

Më pas, kryeministri Berisha i njohu parlamentarët estoneze me zhvillimin ekonomik me ritme të shpejta  të vendit, si rezultat i zbatimit të reformës fiskale dhe krijimin e një mjedisi të përshtatshëm dhe lehtësues  për investimet e huaja.

Parlamentarët estonezë shprehen vleresimin e tyre për reformat ne Shqipëri, si dhe hapat e mëdha që Shqipëria ka bërë gjatë këtyre viteve, duke vlerësuar në mënyrë të veçantë marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO, si një hap shumë i rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë.

Në fjalën e tij, Kryetari i Grupit parlamentar Estoni- Shqipëri, zoti Rain Rosimannus vlerësoi  kontributin e qeverisë shqiptare në procesin e reformave duke theksuar se Shqipëria ka ecur përpara nëpërmjet reforma të mëdha, të cilat i kanë mundësuar asaj përshpejtimin e proceseve integruese dhe zhvillimin e vendit. “Është rruga e gjatë dhe e suksesshme që ka bërë Shqipëria drejt integrimit, u shpreh zoti Rossimanus, e cila na lejon të jemi krah për krah në misionet paqeruajtëse në Afganistan” Gjithashtu zoti Rossimanus vuri theksin në të  ardhmen e përbashkët euroatlantike të të dy vendeve.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›