Protesta e PS-së Ambasada e SHBA: “Tubimi të jetë paqësor”
Autori i Lajmit: Redaksia
Protesta e opozitës zhvilluar dje, fillimisht në sheshin Skënderbej dhe më pas para Kryeministrisë, nuk ka kaluar pa vëmendjen e ndërkombëtarëve. Ambasada amerikane, paraditen e djeshme, disa orë përfapa fillimit të këtij tubimi opozitar, ka bërë thirrje për qetësi. Në një deklaratë për mediat, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shprehur mbështetjen për të drejtën dhe lirinë e shprehjes dhe tubimit për të gjithë njerëzit. Por nga ana tjetër, ajo ka bërë thirrje që protestuesit po ashtu dhe forcat policore, të cilat kishin marrë përsipër ruajtjen e rendit, të ushtronin të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre me drejtësi dhe respekt.
Reagimi i SHBA
“Ambasada amerikane mbështet plotësisht të drejtën për lirinë e shprehjes dhe tubimit për të gjithë njerëzit”. Një shprehje e tillë duhet të jetë paqësore dhe të mos cenojë të drejtat e të tjerëve”,- thuhet konkretisht në këtë deklaratë. Duke vijuar më pas me një thirrje që autoritetet e kësaj përfaqësie diplomatike u bëjnë të gjithë shqiptarëve për të ruajtur qetësinë dhe për të mos krijuar incidente gjatë zhvillimit të protestave. “Si ata që marrin pjesë në protesta, por edhe ata që kanë përgjegjësi të ruajnë rendin publik, duhet të ushtrojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre me qetësi dhe respekt”, - përfundon deklarata e lëshuar nga ambasada e SHBA-ve. Gjatë gjithë periudhës së bojkotit të ndërmarrë nga Grupi Parlamentar Socialist, kreu i saj, Xhon Uidhers, ka dalë vazhdimisht në media duke bërë të ditur qëndrimin e tij pro zgjidhjes së ngërçit politik e duke pohuar se vendi i opozitës është në Kuvend. Por duke parë se PS ka vendosur ta vazhdojë rrugën e saj me protesta, SHBA nuk del as kundër tyre, duke pohuar se rëndësi ka mbi të gjitha ruajtja e qetësisë dhe moskrijimi i incidenteve të panevojshme. Pak ditë më parë, ambasadori Uidhers, së bashku dhe me ambasadorët e Trojkës Evropiane, ambasadori i KE-së, Helmut Lohan, ai i OSBE-së, Robert Bosh, dhe ambasadorin spanjoll e suedez zhvilluan një takim me Kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli. Pas këtij takimi ai ka bërë thirrje për ti dhënë fund krizës politike dhe ftoi opozitën të ndërpresë bojkotin. “Pozicioni ynë lidhur me bojkotin parlamentar është, në fakt, që më e mira do të ishte nëse do të kishte dialog midis aktorëve politikë kryesorë për të arritur një lloj kompromisi që do ti jepte fund këtij ngërçi. Mendoj se të gjithë ndiejmë që mosprania e opozitës në Parlament nuk është në të mirën e vendit si i tërë. Do të donim të shihnim një zgjidhje të kësaj, por mendoj se është me rëndësi jetësore që të kuptohet, që kjo është diçka që duhet ta zgjidhë udhëheqja politike shqiptare. Shpresojmë që do të mund ta zgjidhin mes tyre dhe që gjërat të kthehen në rrugën që duhet të jenë”, - tha ai. Edhe Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oli Rehn, i ka bërë thirrje opozitës të kthehet në Kuvend, ndërsa qeverisë të gjente zgjidhje për krizën. “Progresi drejt BE-së kërkon reforma të vështira dhe konsensus politik në prioritete kyçe. Kjo është thelbësore për çdo vend që të bëjë progres drejt BE. Në emër te forcimit të konsensusit politik, i kam kërkuar zv.kryeministrit të gjejë një zgjidhje për bllokadën aktuale politike dhe për bojkotin e Parlamentit prej opozitës. Patjetër që ky është një shqetësim që e kam ngritur edhe me opozitën dhe i kam kërkuar asaj që ti japë fund bojkotit parlamentar që nuk respekton standardet demokratike evropiane. Debati demokratik duhet të ndodhë brenda Parlamentit”, - ka thënë ai.
Ky lajm është publikuar: 21/11/2009