E Diel, 1 Nëntor 2026

Sabit Brokaj “Vota e lirë, shinat drejt Evropës”

Autori i Lajmit: Redaksia
Kam ardhur këtu, sepse ky miting bëhet për një kauzë të madhe që nuk i takon vetëm një partie, por për një kauzë që është demokracia. Kështu e nisi fjalën e tij ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Sabit Brokaj, i cili iu bashkua protestës së opozitës. Sipas tij, ankesat për Parlamentin, Qeverinë apo shtetin ligjor janë për faktin se ka munguar transparenca për votën e lirë. “Ndaj e përshëndes këtë miting të jashtëzakonshëm se prej këtu ne duhet të vëmë votën e lirë në themel të shtetit të demokracisë e vetëm kështu mund të themi që treni është vendosur në shina e në këtë mënyrë ti japim shpejtësinë e duhur drejt Evropës”, - tha ai. Brokaj shtoi se, nëse vota sdo të jetë e lirë, transparente e, nëse nuk hapen kutitë, sdo të ketë kurrë shtet demokratik. “Kjo parullë që ka vetëm dy fjalë: hapni kutitë, është shumë domethënëse, kjo ndan krimin nga të ndershmit që duan të bëjnë Shqipërinë, ndan ata që veprojnë kundër interesave me ata që e duan këtë vend”, - tha ai.

Ky lajm është publikuar: 21/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›