Rreziku i Bagdadit
Të martën e kaluar, një javë përpara samitit të planifikuar të Ligës Arabe në Bagdad, një valë sulmesh terroriste sollën vdekjen e më shumë se 50 vetëve në Irakun qendror. Forcat e sigurisë ishin vënë në alarm për samitin, por terroristët ishin ende në gjendje të godisnin qytetet kyçe të Bagdadit, Qerbelanë dhe Kirkukun. Anëtarësimi i al Kaedës në shtetin islamik të Irakut kërkonte përgjegjshmëri, një përpjekje e matur që samiti i Ligës Arabe të dilte nga binarët dhe të përcaktohej qeveria e re irakiane. Duke e sjellë suksesshëm Ligën Arabe në Bagdad – bashkimi i parë në kryeqytetin e Irakut që nga viti 1990 dhe i dyti në historinë e vendit – do të sinjalizonte kthimin e një normaliteti për një shtet që ende po përpiqet të dalë në pah, pas shumë vitesh ndërhyrje dhe pas luftës civile. Axhenda drejtohej nga Siria dhe Jemeni (aty ku Liga Arabe u përfshi në një ndryshim të lidershipit). Gjithashtu, fakti që samiti nuk do ta përcaktonte Irakun si të ndarë, është një moment historik në vetvete.
Arsyeja është shumë e thjeshtë: kryeministri al-Maliki dhe aleanca e tij me Islamikët Shiitë argumentojnë se do të shfaqen ende kriza në botën arabe. Marrin këtu parasysh edhe dekadën e kaluar në Irak, e cila thotë shumë.
Gjatë muajve të fundit, politikanët irakenë janë ngritur në këmbë nga urdhrat për arrestim të motivuara politikisht, të nxjerra nga juristi al-Hashemi, një pjesëtar i partisë politike irakianë su’unitë dhe një armik i betuar i al-Malikit.
Së pari, lëvizja solli shkëndija frike për një luftë të re civile, madje edhe copëzim. Sidoqoftë, Maliki e kishte fituar përkrahjen e disa politikanëve sunitë dhe disa forca fisnore, që ranë dakord me të, që përçarja e Irakut është një ide e keqe. Bisedime për separatizmin e arabëve sunitë nuk ia dolën mbanë. Në të vërtetë, 3 muaj pasi doli urdhër-arresti për Hashemin, politikanët irakianë përjetuan një lloj ekuilibri. Diskutimet politike mbetën ende të nxehta dhe shumë probleme mbetën të pazgjidhura, por kabineti dhe parlamenti po funksionojnë përsëri, madje kohët e fundit kanë bashkëpunuar për të votuar buxhetin e vitit 2012.
Kundërshtarët e Malikit po mundohen të gjejnë një alternativë për situatën e tanishme, që përbëhet kryesisht nga sfidat parlamentare për të rrëzuar kryeministrin në formë konstitucionale.
Iraqyia e ka akuzuar Malikin se ka politizuar gjyqësorin për të vënë nën objektiv armiqtë e tij politikë. Iraqyia është shprehur se në qeverinë e Malikit, të drejtat njerëzore abuzohen sistematikisht.
Nga ana e tyre, kurdët deri më tani i kanë dhënë mbështetje Iraqiyas për të parandaluar Malikin që të forcojë edhe më tej pushtetin e tij. Por, ata gjithashtu po shfrytëzojnë mundësinë për t’i parashtruar kërkesat e tyre në lidhje me privilegjet në rajonin e kurdëve për përpunimin e naftës dhe sektorin e gazit në mënyrë krejt të pavarur nga Bagdadi, duke nënshkruar kontrata me kompanitë e huaja.
Iraku tashmë po pretendon një rol aktiv në sistemin shtetëror arab. Në një masë të madhe, kjo varet nga ajo që pjesëmarrësit do të vendosin të bëjnë me Sirinë. Që nga viti 2011 (kur Iraku ishte një përkrahës i rëndësishëm i Assadit), Bagdadit iu desh një kohë e gjatë që të pranonte zyrtarisht idenë e ndryshimit në Siri, me fokusimin te zgjedhjet, te reforma konstitucionale dhe një qeveri që do të dinte të ndante pushtetin.
Ky pozicion lë një hendek të madh midis Bagdadit, Arabisë Saudite dhe Katarit, që favorizon furnizimin e armëve për Ushtrinë e Lirë Siriane dhe ndryshimin e regjimit në Damask. Ndonjë përpjekje për të shtyrë vendimin e samitit në këtë drejtim ka shumë të ngjarë ta lërë Irakun në vijën anësore. Por, marrëdhëniet e Irakut me shtetet si Egjipti dhe Algjeria për shembull, do të jenë vendimtare në integrimin e Irakut në botën arabe.
Iraku më në fund ka arritur të bëjë progres në lidhjet diplomatike me shtete të ndryshme të Afrikës veriore. Përfundimisht, angazhimi i Irakut në një botë më të gjerë arabe ka për të qenë çelësi për zgjidhjen e konflikteve të brendshme e të tejzgjatura. Gjithçka varet nga qeveria irakene. Në javët që kaluan, pas miratimit të buxhetit vjetor në parlament, fronti i përtërirë midis Malikit dhe kritikëve të tij më të ashpër mes kurdëve dhe shumicës së Iraqyias sunitë në mënyrë të pashmangshme e bëri më të varur nga partitë e tjera Shis, si p.sh. sadristët, një lëvizje e armatosur politike me lidhje të ngushta me Teheranin.
Duke marrë në konsideratë vendet në parlament, aty ku kundërshtarët e Malikit nuk kanë numrat e duhur për ta nxjerrë atë përjashta, kjo është vërtet një mundësi. Ashtu siç e transformoi Maliki politikën irakiane kur u kthye te forcat ushtarake më 2008, ai mund të sillte ndryshim në politikën e Irakut duke i dhënë ca gradë ndryshe politikës me Sirinë tashmë më 2012.
Pa një stabilizim të brendshëm, një samit i suksesshëm arab në Bagdad do të rezultonte të ishte një vlerë e kufizuar për popullin irakian.
Përktheu Rudina Dahri