E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti bullgar ratifikon Protokollin

Parlamenti i Bullgarisë ka ratifikuar dje protokollin e anëtarësimit në NATO për Shqipërinë dhe Kroacinë. Në një seancë më shumë ceremoniale, legjislativi bullgar ka votuar pro hyrjes në Aleancën e Atlantikut të Veriut për dy vendet ballkanike. Pas këtij vendimi, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, përshëndeti Parlamentin bullgar për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe në BE. Në fjalën e mbajtur në Parlament, Kryetarja Topalli tha se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është një moment historik jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e tjera të Ballkanit. Kryeparlamentarja Topalli vuri në dukje se Shqipëria është e angazhuar për të përballuar sfidat drejt së ardhmes. Topalli, e ftuar nga Kryetari i Parlamentit të Republikës së Bullgarisë, Georgi Pirinski, filloi dy ditë më parë një vizitë zyrtare dyditore në Bullgari. Në këtë vizitë në një vend anëtar të BE-së dhe NATO-s, Kryetarja e Kuvendit pritet të takohet me Kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Sergej Stanishev, Kryetarin e Kuvendit Popullor, Georgi Pirinski, zv/presidentin e Republikës, Angel Marin, zv/kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Ivajlo Kalfi etj.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›