Pika Kufitare e Urës së Bunës, jashtë funksionit
Pika e Kalimit Kufitar në Urën e Bunës nuk ka funksionuar asnjë ditë, edhe pse është përuruar dy vjet e gjysmë më parë. Në 18 qershor të vitit 2006 kjo pikë e kalimit kufitar u përurua me mjaft bujë nga ministrat e Mjedisit të dy vendeve, të cilët prenë në Shkodër shiritin e inaugurimit të pikës më të re kufitare mes dy vendeve, Ura e Bunës-Vir Pazar, aty ku dikur ka qenë godina e doganës. Por që nga dita kur është inauguruar kjo pikë kalimi kufitare, ajo nuk ka funksionuar asnjëherë si e tillë. Edhe pse u mendua se pas 62 vitesh do të rinisë sërish transporti ujor i udhëtarëve nëpërmjet liqenit të Shkodrës drejt Malit të Zi, kjo nismë dështoi. Nëse pyet se cila është arsyeja e mosfunksionimit të kësaj pike, nuk merr përgjigje. Palët ia hedhin fajin njëra-tjetrës. Në Prefekturën e Shkodrës të thonë se nga pala shqiptare gjithçka është gati, por ka ngelur pa u hapur nga malazezët. Ndërsa arsyeja e vërtetë duket se është tjetër. Shkodra, ashtu si gjithë Shqipëria, nuk ka kushtet e duhura mjedisore për aktivitete turistike. Në vendin ku do të ankoroheshin tragetet, derdhen të gjitha ujërat e zeza të qytetit të Shkodrës. Pra, pala malazeze e ka dëshirën për vënien në eficencë të kësaj pike kalimi, por kushtet mjedisore që ofron Shqipëria janë të papranueshme. Në vitin 1920, Shqipëria te moli i Urës së Bunës kishte pikën kufitare dhe pikën doganore më të madhe dhe ndër më të fuqishmet në Ballkan, ndërsa sot, pas rreth 90 vitesh, qeveritë shqiptare nuk mundën të krijojnë as të paktën një pikë kalimi kufitar nëpërmjet liqenit, për të mos bërë fjalë pastaj për pikë doganore.
Ndërkohë, nga kjo pikë kalimi kufitar mund të kalohet po të paguash ndonjë polic. Një gazetar i "Fiks Fare" bën pazar me një sekser (ish-polic në këtë pikë doganore dhe tani shofer taksie) për 50 euro për të kaluar kufirin nga Shqipëria në Mal të Zi. Për të kaluar kufirin pa marrë vulë, mjafton të fusësh 20-25 euro në pasaportë për vajtje e po aq për kthim e gjithçka është në rregull. Sipas sekserit, kjo punë kështu bëhet, me 25 euro në pasaportë dhe kalon në anën tjetër pa vulosur. Për ata që janë me pasaportë amerikane pazari është 250-300 euro. Ata kërkojnë të mos e vulosin pasaportën se kanë kërkuar azil politik e iu dalin probleme po të kenë vulë nga dogana. Me këto pazare e këto lekë në dorë del kur të duash nga kufiri shqiptar.